I shkarkuar dhe tradhëtuar nga të gjithë, Lopetegui u ngushëllua vetëm nga 3 futbollistë të Realit

Deri në mbrëmjen e të martës, vetëm tre nga futbollistët e Real Madrid kanë ngushëlluar ish-trajnerin e tyre, Julen Lopetegui, përmes mesazheve në rrjetet sociale, për shkarkimin nga drejtimi i Los Blancos. Klubi i kampionëve të Europës ka publikuar një komunikatë mbrëmjen e të hënës, përmes të cilës njoftonte vendimin për shkarkimin e trajnerit, vetëm dy muaj e gjysmë pasi Lopetegui kishte marrë detyrën në krye të pankinës së madrilenëve. Një marrëveshje me galaktikët që i kushtoi shtrenjtë Lopetegui, i cili u shkarkua nga drejtimi i përfaqësueses së Spanjës vetëm dy ditë para fillimit të Kupës së Botës Rusi 2018.
Rezultatet e dobëta dhe paraqitja jo bindëse e Real Madrid, u finalizua me shkarkimin e Lopetegui menjëherë pas disfatës së thellë 5-1 ndaj Barcelonës në El Clasico e zhvilluar në Camp Nou pasditen e të dielës. Një vendim që gjithsesi duket se nuk ka prekur shumë futbollistët e Real Madrid, të cilët nuk është se kanë nxituar ta ngushëllojnë ish-teknikun, apo t’i urojnë atij suksese, as për syrin e publikut. Pikërisht sikurse ndodh në raste të ngjashme në klubet e tjera, me yjet e skuadrës që përmes rrjeteve sociale, nxitojnë të urojnë më të mirën për ish-trajnerët në largim, edhe te Real Madrid parashikohej e njëjta gjë, për më tepër që deri para El Clasico, ishin të shumtë ata që premtonin besnikëri dhe vlerësim ndaj Lopetegui. Por gjërat kanë shkuar krejt ndryshe. Vetëm 3 janë futbollistët e Real Madrid që kanë shkruar mesazhet e tyre në adresë të Lopetegui: Toni Kross, Dani Ceballos dhe Mariano ishin ata që gjetën kohën t’i uronin suksese Lopeteguit të shkarkuar.

DqwEbbBW4AAXim1

DqwEbbBW4AAXim1

Artikulli paraprakBllofi i policisë me drogën në Has, lirohet 68-vjeçari invalid i arrestuar (Fotot)
Artikulli tjetërSkandali/ Olsi dhe Romana, konçesion 15 milionë euro dhuratë e Ramës nga taksat e shqiptarëve