I riu me Koronavirus shkon të bëjë operacion plastik hundën, infekton ekipin e mjekëve

Një djalë i ri në Itali ka shkuar të bëjë operacion plastik hundën, por fshehu simptomat e Koronavirusit. I riu nuk i kishte treguar mjekëve në spitalin “Parini” në Aosta të Italisë, në mënyrë që operacioni i tij të mos shtyhej.

Ishte mjeku anestezist që vuri re ngritje të temperaturës së pacientit dhe këtij të fundit iu bë testi për Covid-19. I riu rezultoi pozitiv me koronavirus, por tashmë fatkeqësisht kishte infektuar mjekun anestezist, kirurgun dhe një infermiere.

“La Repubblica Torino” bën të ditur se prokuroria e Aostas ka hapur zyrtarisht një dosje për të riun, i cili rrezikon deri në 12 vjet burg.

“Pacienti duhej të kryente një rinosetoplastika, një operacion estetik në hundë, i cili edhe mund të priste nuk ishte rast urgjent për t’u bërë, mund të shtyhej”, tha mjeku kirurg.

Mendohet se i riu mund ta ketë marrë virusin së fundmi kur kishte rënë në kontakt me shumë turistë që kishin ardhur nga Lombardia në zonën turistike të ‘Valle d’Aosta.

Artikulli paraprakNga India në SHBA, mjekët gjejnë zgjidhjen ndaj koronavirusit
Artikulli tjetërÇfarë do të thotë kriza e koronavirusit për të ardhmen e Bashkimit European dhe për vetë Shtetet e Bashkuara