I moshuari ndërron jetë në radhë për të marrë ilaçet

Një i moshuar ka ndërruar jetë brenda poliklinikës qëndrore të qytetit të Beratit. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shtetasi Luan Hysi, rreth 65 vjeç, i cili ishte me dializë, kishte shkuar në poliklinikë për të marrë ilaçet dhe për të kryer një vizitë, ku dhe ndërroi jetë në radhë.

Burime bëjnë me dije se i ndjeri kishte shkuar dhe ditën e djeshme për të marrë kurën e tij, por e kanë lënë sërish në radhë e nuk ka mundur të bëjë vizitën.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 65-vjeçarit, ndërkohë që trupi i tij është çuar për kryerjen e autopsisë në morgun e qytetit. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të sqaruar shkaqet e vdekjes së 65-vjeçarit.

Artikulli paraprakProf. Dr. Fatmir Terziu dekorohet me “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Artikulli tjetërMbërrin sot në Rinas avioni i parë me 300 afganë