I godet kudo!

Grida DUMA

Kur e pyeten Saint Simon, nëse do duhej të zgjidhje të kishe qindra milionë në monedha apo njëqind më të aftët për të zhvilluar vendin, u tha: … padyshim më të aftët!

Qeveria sot i ka dhënë goditjen tjetër më të aftëve!

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për studentët ekselentë, i ka përjashtuar studentët e bachelorit nga fondet e ekselencës.

Ajo çka është më e rëndë dhe katastrofike është që i ka përjashtuar vetë ekselentët nga fondet e ekselencës, sepse ata që do të vendosin e përzgjedhin studentët më të mirë është Ministria e Arsimit -kryetare dhe katër anëtarë me gradën Doktor i Shkencave, (pra katër të cilët lehtësisht sipas vendimit mund t’i zgjedhë po vetë Ministria).

Një trupë politike ka gjasa të përzgjedhë militanë dhe madje këtë qëllim ka, se përndryshe nuk do të ishte politik grupi por akademike.

Arsimi i politizuar jo vetëm shkretoj Shqipërinë por rrënoj shqiptarët që të gjithë po i largojnë fëmijët të studiojnë jashtë duke marrë borxh, ndërsa më të aftët në Shqipëri, Ministria e Arsimit po i godet për ti përdorur fondet për militantë e fushata!’

Artikulli paraprakNgjarje e rëndë në Bulqizë, plagosen me thikë dy vëllezër, autori në drejtim të paditur
Artikulli tjetërQeliza T vendimtare/ Suedia kryen studimin: Imuniteti ndaj Covid-19 më i madh nga sa mendohej