I arratiset policisë një i arrestuar për rrëmbim personi në Vlorë

Një i arrestuar për rrëmbim personi është arratisur ditën e sotme nga ambjentet e Gjykatës së Vlorës. Mësohet se ai është Mikel Kasa.
Kasa ka mundur t’u ikë forcave të policisë të cilat po bënin shoqërimin e tij. Ai i ka shpëtuar policisë në momentin kur gjykatësi ka komunikuar dënimin ndaj tij me 3.4 vite burg.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 dhe u raportua për Ora News nga dëshmitarë, ndërsa u konfirmua edhe nga gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj.
Personi ndodhej në gjykatë për vlerësim mase.
Sipas gazetares së Ora News, personi është Mikel Kasa 26 vjeç, i cili u largua me vrap sapo dëgjoi vendimin e gjykatës.
26-vjeçari ka hipur mbi tavolinë dhe më pas është larguar nga kati i dytë i Gjykatës duke përfituar edhe nga mungesa e forcave të rendit.
Për Kasën është dhënë vendimi me 5 vjet burg, por dënimi i ul me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.

policia tirane

Artikulli paraprakIntegrimi i Ballkanit Perëndimor mund të jetë iluzion
Artikulli tjetërNëse keni lindur në këto muaj rrezikoni të sëmureni më shpesh