Hysaj takim me Maradonën

Dita e mërkurë ishte një ditë e veçantë për Napolin dhe Elseid Hysajn që mirëpritën në qendrën stërvitore kampionin e këtij ekipi, Diego Armando Maradona. Legjenda e klubit jugor vizitoi skuadrën gjatë seancës stërvitore ku takoi me radhë të gjithë futbollistët e formacionit të Sarrit, përfshi dhe Hysajn, me të cilët shkëmbeu një përqafim të ngrohtë.
Ndërkohë vetë mbrojtësi i kombëtares shqiptare përfitoi nga prania e Maradonës në Castel Volturno për të realizuar dhe një foto me legjendën e futbollit botëror, të cilën e postoi dhe në llogarinë e tij në Instagram, të cilën e shoqëroi me diçiturën: “Thjesht Maradona”.

Artikulli paraprakShqipëria, e 24-ta më e lira në botë për restorantet
Artikulli tjetërStrakosha rinovon, 500 mijë euro në vit