Humbin jetën dy pacientë me Covid-19 nga i njëjti qytet te “Shefqet Ndroqi”

Dy persona nga Peqini, të infektuar me Covid-19 kanë ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Burimet thonë se dy viktimat janë të moshës 56 dhe 64-vjeçare.

Dy banorët e Peqinit, të cilët ishin infektuar me koronavirus, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ishin shtruar prej disa ditësh në spitalin Covid2 në Tiranë.

Dje, ministria e Shëndetësisë raportoi sërish një numër të lartë viktimash në spitalet Covid. Sipas raportimit të përditshëm, dje u regjistruan 8 humbje. Numri i viktimave deri tani nga Covid-19 në vend, që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 581.

Artikulli paraprakEdvin, ti noton në flligështinë e soijt tënd!
Artikulli tjetërNjë bombul oksigjen për Komitetin Teknik!