Humb jetën një tjetër i prekur nga Covid-19, shkon në 80 numri i viktimave

Ndërron jetë në QSUT një 82-vjeçar nga Kruja. Viktima me inicialet B.D ishte prej ditesh i intubuar dhe pasditen e sotme ka ndërruar jetë.

82-vjeçari, përveçse i prekur me Covid-19, vuante dhe nga sëmundje të tjera.

Aktualisht në Krujë janë mbi 110 persona aktivë të prekur me Covid-19.

Me vdekjen e 82-vjeçarit shkon në 80 numri i viktimave nga Koronavirusi në vend, dhe rasti i parë fatal në Krujë.

Sa i përket infektimeve, që javët e fundit njohin vetëm rritjen, Shqipëria ka 1183 raste aktive ku dominojnë Tirana, Durrësi dhe Shkodra.

Artikulli paraprakQeveria e kishte mendjen te tenderat pa konkurrim, ja pse u rëndua situate nga Covid-19
Artikulli tjetërSituata e Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit, mjeku i njohur shpërthen kundër Ramës: Pse nuk heton prokuroria?