Humb jetën nga Covid-19 një tjetër shqiptar në Itali

Mediat italiane informojnë sot se mes viktimave të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në Itali është dhe një emigrant shqiptar.

Ai është Naim Zeneli 71 vjeç banues prej shumë vitesh në Itali në provincën e Grossetos në rajonin e Toskanës.

Naim Zeneli ishte shtruar në spital që prej datës 16 mars i infektuar nga Covid-19 e me një kuadër klinik kompleks.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar dhe Drejtoria spitalore e Shëndetit publik në rajonin Toskana.

Gjatë 24 orëve të fundit në provincën e Grossetos janë regjistruar 2 viktima.

Deri me sot ne Toskana 1041 viktima e 10 104 te i i infektuar

Toskana renditet e 10-ta ndër 21 rajonet italiane për numrin më të lërtë të personave të infektuar.

Në 24 orët e fundit në këtë rajon janë regjistruar 4 viktima, shqiptari 71 vjeçar Naim Zeneli e 3 viktima të tjera.

naim zeneli 767x420 1

Artikulli paraprakMessi: Koronavirusi do ta ndryshojë futbollin përgjithmonë
Artikulli tjetërRashica tek Napoli