Humb jetën nga Covid-19 një tjetër mjek

Një tjetër mjek ka ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë orëve te fundit.

Mësohet se, doktor Esat Pashaj nga Skrapari ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare pasi u infektua me Covid-19.

Ai kishte 9 ditë që qëndronte në terapi intensive.

I lindur në 16.05.1948 dr.Esati ishte edhe njëherësh Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Skrapar.

Artikulli paraprakIsh-kreu i PS: Pas peshkut kur vinte në Shkodër, Spiropali tani ha…
Artikulli tjetërZhdukja e 3 të rinjve në Malësinë e Madhe, dyshohet se dy janë vrarë, për drogë apo për një femër?