Humb jetën në aksident 19-vjeçari, të plagosurit të shtrirë në rrugë, kalimtarët u japin ndihmë

Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident i rëndë në autostradën Tiranë Durrës, ku humbi jetën 19-vjeçari me iniciale K.H pas përplasjes së dy makinave.

Të plagosur ngelën nga ky aksident edhe drejtuesi i mjetit tjetër D.R dhe pasagjerja me iniciale F.Gj.

JOQ ka publikuar pamjet nga aksidenti i rëndë ku shfaqen disa persona të rastësishëm që i japin ndihmë të plagosurve.

Të plagosurit ndodhen jashtë në tokë të shtrirë duke marrë ndihmë nga personat. E pranishme në vendngjarje ishte policia por nuk ishte prezente ambulanca.

VIDEO/ Të plagosurit të shtrirë në rrugë, dalin pamjet nga aksidenti në Vorë ku humbi jetën 19-vjeçari, kalimtarët u japin ndihmë

Artikulli paraprakFotoja e Ramës me Obamën/ Zëri i Amerikës: Fondet prej 80 mijë $ janë me origjinë nga Shqipëria
Artikulli tjetërPD kërkon vendim nga Gjykata për Teatrin Kombëtar: Të pezullohet projekti i arkitektit Bjarke Ingels