Humb jetën 72-vjeçarja në qendrën shëndetësore të Kurbinit, dyshohet se ishte prekur nga koronavirusi

Një 72-vjeçare ka gjetur vdekjen në Qendrën Shëndetësore të Mamurrasit në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Raportohet se gruaja ishte paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore me shenja gripale dhe për pasojë ka humbur jetën.

Pritet përgjigja e analizave, pasi ka dyshime për koronavirus. Ky fakt ka shqetësuar dhe personelin mjekësor, të cilët janë në pritje të përgjigjes.

Artikulli paraprakKryeparlamentarja Osmani kërkon shkarkimin e Thaçit
Artikulli tjetërKoronavirusi apo gripi sezonal? Cili është më i rrezikshëm