Hoti publikon letrën e Presidentit të SHBA: “Mezi pres që të forcojmë partneritetin mes dy vende tona”!  

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditë më parë ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Trump përmes kësaj letre ka falënderuar Hotin që ka marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë. “E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.

Kryeministri Hoti ka falënderuar presidentin Trump për përkushtimin e tij.
“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– SHBA!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

auto hot letra trump1602237158

Artikulli paraprakBasha: Ne do ta ulim çmimin e naftës me 240 lekë për litër, brenda 100 ditëve zgjidhim problemin me cilësinë
Artikulli tjetërDenoncimi i fortë i Bashës: Rama-Ahmetaj, 24 milionë euro për Inceneratorin e Fierit dhe incenerator nuk ka!