Hong Kongu: Dje, sot dhe nesër

Fshat peshkatarësh, më pas koloni britanike, sot rajon ndërmjetës midis Kinës dhe botës mund të bëjë pak për t’i shpëtuar integrimit të plotë të Republikës Popullore. E ardhmja e formulës “një vend, dy sisteme” sfumohet nëqoftëse Xi nuk siguron paqësisht Taivanin.

Hong Kongu mund të protestojë, por e ardhmja e tij është në duart e Pekinit. Manifestime e nisura në marsin e 2019 dhe të vazhduara deri më sot janë simptoma më e fundit e pakënaqësisë së ish kolonisë britanike. Sot Porti i Parfumuar (këtë nënkupton fjala Hong Kong) është më pak speciale nga sa nuk ishte 22 vite më parë, kur Mbretëriaa e Bashkuar ia cedoi Republikës Popullore të Kinës. Parimi «një vend, dy sisteme» (yiguo, liangzhi), që nga 1997 garanton gjysëmatuonominë e rajonit nga Pekini, po humbet vlerë.

Hongkongasit i kundërvihen me vështirësi procesit të integrimit të rajonit të zbatuar nga Presidenti kinez Xi Jinping. Objektivi i tij është që të zbusë pretendimet demokratike e një pjese të popullsisë së Hong Kongut dhe t’i ruajë ndërkohë rolin e platformës ekonomike globale. Duke shpresuar (ndoshta më kot) se modeli hongkongas mund t’i zbatohet në të ardhmen një bashkimi paqësor midis Kinës kontienntale dhe Taivanit. Kontrolli i Ishullit të Formozës është conditio sine qua non  i «ringjalljes së kombit» kinez, objektiv që Partia Komuniste do të donte ta arrinte përpara 2049, 100 vjetorit të Republikës. Duke pranuar se Pekini arrin të ruajë kontrollin e zonave të tjera historikisht më të trazuara të Perandorisë së Mesit: Ksiniangut, Tibetit dhe, pikërisht, Hong Kongut.

Posti në lojë

I ndodhur në anën lindore e deltës së Lumit të Perlave, Hong Kongu është sot një Rajon nën Administrimin Special e Republikës Popullore të Kinës (HKSAR). Ky përfshin ishullin me të njëjtin emër, gadishullin Koëloon dhe Territoret e Reja, që kufizohen me Guangdong. Midis shekullit të XIX e të XX, pozicioni strategjik përgjatë rrugëve tregtare në Azi dhe statusi i veçantë ekonomik e politik i kanë mundësuar Hong Kongut që të bëhet një prej porteve të parë të botës dhe një platformë financiare me rëndësi globale.

Projektligji famëkeq i ekstradimit që chief executive (Guvernatorja e rajonit) Carrie Lam ka propozuar në mars, i pezullur në qershor dhe i anulluar në shtator, do t’i mundësonte autoriteteve rajonale që të ekstradonin kriminelë të arratisur në Kinën kontinentale, Taivanit dhe Makaos. Hongkongasit e kanë interpretuar këtë lëvizje si lëvizjen e radhës dinake të Pekinit për të ndërhyrë në punët e rajonit. Në mënyrë të veçantë, ligji do t’i mundësonte pushtetit qendror që t’i nënshtrohej ligjit të Republikës Popullore se kush proteston në ish koloninë britanike kundër Partisë Komuniste.

Manovra ka preokupuar edhe botën e biznesit hongkongas, pasi do ta shtrinte në Portin e Parfumuar fushatën antikorrupsion të nisur nga Xi më 2013. Pasuritë e fshehura këtu nga rivalët politikë e Presidentit dhe nga biznesmenë të korruptuar kinezë nuk do t’i shpëtonin dorës së Komisionit për Inspektimin Disiplinor. Indipendentistë dhe të moderuar prodemokracisë, kristianë dhe eksponentë të botës së biznesit, jaka të bardha dhe punëtorë janë rreshtuar kundër Lam. Protestat janë intensifikuar gjatë verës.

Organizatorët kanë vlerësuar 2 milion persona në rrugë më 16  qershor. Më pas episodet e dhunës janë shumëfishuar. Jo vetëm midis policëve dhe manifestuesve prodemokracisë, por edhe midis këtyre të fundit dhe mbështetësve të Pekinit. Një punonjës policie e ka qëlluar një aktivist në distancë të afërt më 1 tetor. Ndërkohë, në kryeqytet zhvilloheshin festimet për 70 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore. Identiteti tashmë i fortë hongkongas është forcuar, por protesta mbetet e privuar nga krerët dhe nga një strategji afatgjatë.

Anullimi i projektligjit e ka shtyrë kompponenten më të moderuar që t’i pushojë protestat. Përmasat e manifestimeve janë reduktuar, por përplasjet midis autoriteteve dhe falangave me të reja dhe më radikale kanë vazhduar. Këto të fundit kërkojnë dorëheqjen e Guvernatores, një hetim të pavarur lidhur me punën e policisë, amnistinë për të arresuarit, tërheqjen e termit «revoltues» për të përkufizuar manifestuesit dhe sidomos sufrazhi universal për zgjedhjen e kreut të ekzkeutivit me shtimin e kërkesës, më 2 tetor, për ta shkrirë policinë lokale.

Joshua Wong, drejtues i ri i Demosistos (partisë hongkongase për vetëvendosjen), ka kërkuar që ta katalizojë vëmendjen ndërkombëtare duke shkuar në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara: një dhuratë nga Zoti për Uashingtonin, në ankth që të ushqejë paqëndrueshmërinë e brendshme e Perandorisë së Mesit; një fyerje për Pekinin, tashmë i bindur për ndërhyrjen amerikane në çështjet hongkongase.

Demokracia e «vërtetë» (lexo: perëndimore) duket një kimerë për Portin e Parfumuar. Basic Law, minikushtetuta rajonale e bazuar mbi shtetin e së drejtës, parashikon ruajtjen e sistemit politik dhe ekonomik të markës britanike deri më 2047. Datë brenda së cilës dokumenti përcakton pavarësinë e ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit. Veç kësaj, fikson si «objektiv final» sufrazhin universal për zgjedhjen e kreut të qeverisë rajonale.

Një aset i tillë, fryt i negociatës intensive kino – britanike, i ka mundësuar Pekinit që të sigurojë në vite konsensusin e elitës ekonomike hongkonase, e manjatëve vendorë, e profesionistëve të lirë, të latifondistëve dhe të kategorive të punës që përfitojnë nga ruajtja e statuskuosë. Në fakt, sistemi i artikuluar elektoral i cakton këtyre sektorëve një rol vendimtar në procesin vendimmarrës dhe prodhon një ekzekutiv besnik të Pekinit. Qeveria kineze nuk ka ndërmend ta lejojë Hong Kongun të bëhet «vërtet» demokratik. Një ndryshim i ngjashëm mund t’i shtyjë banorët e Kinës kontinentale që të pretendojnë të njëjtin trajtim. Duke ushqyer kështu paqëndrueshmërinë e brendshme dhe duke vënë në diskutim sovranitetin e Partisë Komuniste. Hong Kongu varrey nga Republika Popullore më shumë nga sa dëshirohet të pranohet.

Rajoni nuk disponon resurse të mëdha natyrore dhe i besohet Kinës kontinetale për sigurimin e ujit të pijshë, derrave, viçave dhe miellit. Veç kësaj, ¼ e energjisë elektrike e konsumuar nga HKSAR-i vjen nga centrali bërthamor i Daya në Guangdong. Ekonomia e HKSAR-it përfaqëson sot vetëm 2.7% të asaj të Republikës Popullore, ndërsa në 1997 ishte baraz me 18.4%. Hong Kongu është akoma porti i 7-të detar në botë për përpunimin e konteinerëve, por porte të  tjera i paraprijnë: Shanghai (i pari), Shenzhen (i treti), Ningbo (i katërti) dhe Guangzhou (i pesti).

Kësaj i shtohet se në vitet e fundit koeficenti i rritjes së PBB-së të Kong Kongut është ngadalësuar. Në 2018 ka qenë i barabartë me 3% dhee në fundit të këtij viti mund të luhatet midis 1 dhe 0%. Veç kësa, në HKSAR jetojnë 7.5 milion njerëz. Bëhet fjalë për një hapësirave urbane më të populluara të planetit: thuajse 7000 njerëz për kilometër katror. Çmimet e banesave janë marramendëse dhe tregu imobiliar është në rrezik flluske. Këto të dhëna ekonomike nuk janë në bazën e protestave të fundit, por ndikojnë në mirëqenien e popullsisë. Jo rastësisht, qeveria rajonale ka njoftuar në gusht në paketë  masash mbështetëse prej 2.44 miliard dollarësh.

Hong Kongu është edhe rreptësisht i survejuar nga garnizoni i Ushtrisë Popullore Çlirimtare, i ndodhur përkrah kompleksti qeveritar të  Rajonit. Diplomatë të kontaktuar nga Reuters pohojnë se gjatë rotacionit vjetor të trupave të dislokuara këti të zhvilluar në fund të gushtit, numri i ushtarëve mund të jetë dyfishuar krahasuar me 6000 njësitë e vllerësuara më parë.

HKSAR-i ndodhet në qendër të Teatrit Jugor të UPÇ-së, i ngarkuar që të ruajë kufijtë me Vietnamin e Mianmarin, të patrullojë të kontestuarin Det të Kinës Jugore dhe të mbështesë Teatrin Lindor në rast konflikti në Ngushticën e Taivanit. Për ekspertin e gjeopolitikës kineze Zhang Wenmu, pushtimi i Formozës do të mundësonte që të vihej në lidhje me Ishullin Hainan dhe deltën e Lumit të Perlave për të krijuar një «mburojë» strategjike në mbrojtje të bregut jugor të pasur. Dinamika të tilla i mundësojnë Pekinit që ta forcojë parimin «një vend, dy sisteme» deri në një pikë të caktuar.

Në 8 muajt e parë e 2019, Hong Kongu ka përfaqësuar 70% e investimeve direkte të huaja në Kinën kontinentale. Qartazi, vendet e huaja e konsiderojnë akoma Portin e Parfumuar si kanalin më të mirë për të kryer operacione ekonomike në Republikën Popullore. Ndërhyrja e tepruar e Pekinit mund të vërë në rrezik stabilitetin rajonal dhe besimin e investitorëve të huaj. Manovrat antiterrorizëm të Policisë së Armatosur të Popullit (PAP, policia paraushtarake) në Shenzhenin fqinj kanë shërbyer për të demonstruar se ndërhyrja e PAP-it apo e UPÇ-së nuk janë përjashtuar në rast se forcat e policisë humbasin kontrollin rajonit. Megjithatë, Pekini e konsideron përdorimin e forcës si opsionin e fundit. Në fakt, kjo mund ta dëmtonte imazhin e tij jashtë vendit, mund të shkaktojë raprezalje nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe sidomos do të përjashtonte mundësinë tashmë të largët e bashkimit të Taivanit me Kinën kontinentale në mënyrë paqësore.

Strategjia e Pekinit për të ruajtur stabilitetin e rajonit, shuar aspiratat demokratike dhe bërë të pranueshëm modelin e tij taivanezëve parashikon dy operacione. I pari konsiston në integrimin gradual të Hong Kongut në të ashtuquajtur Zonë të Gjirit të Madh të zgjeruar, që përfshin edhe Makaon dhe 9 qytete të Guangdongut (Guangzhou, Shenzhen, Zhuhai, Dongguan, Huizhou, Zhongshan, Foshan, Zhaoqing dhe Jiangmen). Gjiri i Madh duhet të bëhet një aglomerat i madh urban ku të rrjedhin kapital njerëzor, resurse dhe shërbime.

Vlerësohet se prodhimi në 2030 do të jetë i barabartë me 3.6 miliard dollarë. Shenzhen duhet të bëhet «një zonë pilot demonstrimi i socializmit me tipare kineze», ku të promovhet ndëërkombëtarizimi i juanit dhe lidhja financiare e Gjirit të Madh. Pekini ka bërë të njohur planin e zhvillimit të qytetit gjatë protestave hongkongase, ka mundësi për të vënë nën presion elitën e tij ekonomike. Gjatë viteve të fundit, integrimi logjistik është rritur nëpërmjet urës 45 kilometra të gjatë midis dy ish kolonive e Zhuhai dhe nga linja hekurudhore me shpejtësi të lartë Guangzhou – Shenzhen – Hong Kong. Në vitin 2020, Airbus do të lançojë edhe një shërbim transporti nëpërmjet helikopterit të prenotueshëm nëpërmjet celularit që do të mbulojë të gjithë zonën.

Operacioni i dytë i promovuar nga qeveria qendrore konsiston në garantimin Hong Kongut i rolit të «superlidhësit» midis Republikës Popullore dhe pjesës tjetër të botës përgjatë Rrugëve të Reja të Mëndafshit, projekt mafhështor gjeopolitik i Xi. Në mënyrë të veçantë, metropoli mund të mbesë një nyje ligjore ndërkombëtare dhe një platformë përfshirëse për shërbime, financime, investime dhe zgjidhje të çështjeve.

Në këtë aspekt, qëndron lançimi i bond connect, që qysh nga 2017 u mundëson blerësve të huaj që të investojnë në bono kineze duke përdorur Hong Kongun si ndërmjetës. Në të njëjtin vit, HKSAR-i është bërë pjesë e Asia Infrastructure Investment Bank (AIIB), organizatë me bazë në Pekin e ideuar për të investuar në infrastruktura në Lindje. Autonomia e Portit të Parfumuar rudhet. Në fund të fundit, fillimisht Britania e Madhe në epokë koloniale dhe më pas Republika Popullore nuk kanë dashur kurrë që t’i lejojnë ta plazmojë vërtet fatin e tij. Në fakt kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e tij të gjatë.

Nga fshat peshkatarësh në koloni britanike

Midis Dinastisë Qin (221 – 206 B.C) dhe asaj Ming (1368 – 1644), Hong Kongu është banuar në mënyrë të kufizuar nga peshkatarë e bujq dhe ujëraat e tij janë shkelur nga piratët. Atëhere ishulli ishte i parëndësishëm në strategjitë kineze. Me ardhjen e Dinastisë Qing, fluksi migrator nga veriu i Perandorisë së Mesit rritet dhe peshkatarët ndalen me shpesh në Portin e Parfumuar.

Në shekullin e XVI, Dinastia Ming i lejon Portugalisë zhvillimin e një bastioni në Makao. Brenda pak kohësh, gadishulli bëhet pikë grumbullimi për flukset tregtare europiane dhe për misionarët kristianë, si jezuiti Matteo Ricci. Në dy shekujt e mëpasëm, britanikët i zgjerojnë rrjetet e tyre tregtare në deltën e Lumit të Perlave dhe pushtojnë Hong Kongut më 1841 gjatë Luftës së Parë të Opiumit (1839 – 1842). Përplasja luftarake i jep fillim atij që historianët kinezë e kujtojnë si «shekulli i poshtërimit» (i përfunduar më 1949 me themelimin e Republikës Popullore).

Cedimi i Hong Kongut «në mënyrë të përjetshme» Britanisë së Madhe zyrtarizohet me Traktatin e Nankinit (1842), i pari i të ashtuquajturave «marrëveshje të pabarabarta» të imponuara nga fuqitë e huaja perandorisë së perënduar Qing. Me traktatet e Pekinit (1860 e 1898), britanikët sigurojnë cedimin permanent e Kowloon, të Ishullit Stonecutters e më pas, ppër një kohëzgjatje 99 vjeçare, e të ashtuquajturave Territore të Reja dhe të rreth 230 ishujve periferikë. Objektivi i Londrës është që ta përdorë zoën për të ruajtur ushtarakisht dhe diplomatikisht interesat e saj tregtare në Kinë.

Në vitet e parë si koloni, Hong Kongu ndjen grindjet dhe konfliktet në zhvillim në pjesën tjetër e Perandorisë së Mesit dhe bëhet strehim për kinezët në raste të ndryshme: rebelimin Taiping (1851 – 1964), fundin e Dinastisë Qing, themelimin e Republikës nga ana e Sun Yat-sen (1912) dhe lufta e dytë kino – japoneze. Në Hong Kong, Sun vihet në kontakt me kulturën perëndimore, besimin kristian dhe merr liçencën si mjek pranë Kolegjit të Mjeksëisë për Kinezët, pararendës i fakultetit homolog të Universitetit të rajonit. Kolonia britanike ka vështirësi që të bëhet një port referimi, pasi vuan konkurrencën e porteve të tjera detare kineze, të hapura me detyrim perëndimorëve me Traktatin e Nankinit.

Gjëratt ndryshojnë në gjysmën e dytë e shekullit të XIX, kur në koloninë forcohet fluksi i tregtarëvve dhe i të kamurve kinezë të ikur gjatë revoltës Taiping (1851 – 1864). Një dinamikë e tillë dhe formimi i diasporave të Perandorisë së Mesit jashtë vendit (përfshi Shtetet e Bashkuara) rrisin komunitetet kineze në Hong Kong dhe tërheqin investime të reja perëndimore. Hong Kong bëhet një nyje e tregtare e rëndësishme midis Juglindjes aziatike dhe Amerikave, kolonia britanike profilohet multietnike.

Bashkëjetesa midis anglezëve, kinezëve, indianëve, portugezëve dhe amerikanëve nuk është e lehtë. Për shkak edhe të përçmimit perëndimor ndaj kulturës së Perandorisë të Mesit. Britanikët e përdorin Hong Kongun si pikë aksesi në territorin kinez dhe e vendosin në lidhje me Indinë nëpërmjet tregtisë së rregullt të pambukut, opiumit dhe transportit të pasagjerëve.

Deri më 1860 rupia përdoret rëndom në koloni dhe përdoret edhe për të shërblyer trupat britanike e dislokuara aty. Krijimi i shkollave të para private kineze dhe i atyre të menaxhuara nga misionarët kristianë favorizon gradualisht mësimin e anglishtes dhe përhapjen e kulturës britanike. Struktura administrative parashikon fillimisht një guvernator të zgjedhur nga Kurora britanike, një Këshill Ekzekutiv dhe një legjislativ. Është embironi nga ku do të marrë jetë aseti i sotëm i Rajonit në Administrim Special. Deri më 1880, enti i tretë është thuajse krejtësisht i privuar nga përfaqësuesit kinezë.

Guvernatori disponon forcat më të mëdha të policisë të Perandorisë Britanike dhe një prani të madhe ushtarake, që vendos gjendjen e jashtëzakonshme dhe një program regjistrimi të popullsisë lokale. Hongkongasit absorbojnë konceptin e shtetit të së drejtës, por nuk gëzojnë një sistem politik demokratik. Në fillimet e shekullit të XX, borgjezia kineze rritet dhe kontrollon pjesën më të madhe e sektorit imobiliar hongkongas. Në Portin e Parfumuar, entuziazmi për rënien e Perandorisë Qing zgjat pak. Paqëndrueshmëria e Republikës së Kinës dhe specifikisht e Kantonit fqinj e vë në rrezik mirëqenien e kolonisë dhe bën të shuhet shumë shpejt entuziazmi për revolucionin e kryer nga Sun Yat-sen.

Hong Kongu nuk përfshihet drejtpërsëdrejti në Luftën e Parë Botërore, por festimet për fitoren britanike më 1919 fshehin pakënaqësinë e komunitetit lokal. Biznesmenët kantnezë e strehuar në koloni janë motori i bumit industrial të viteve ’30. Kërkesa për më shumë peshë nga ana e punëtorëve gjeneron greva të ndryshme. Gjatë Luftës së Dytë kino – japoneze, embargoja japoneze ndaj Shanghait dhe portet e tjera kineze drejton tregti dhe refugjatë drejt Hong Kongut.

Kolonia bëhet edhe pika e aksesit e resurseve perëndimore në mbështetje të Kinës kundër pushtuesve japoneze. Kjo u mundëson nacionalistëve dhe komunistëve që të penetrojnë në Portin e Parfumuar. Deri kur më 1941 Japonia bombardon e më pas pushton koloninë, që do detyrohet ta lërë me mbarimin e luftës. Japonezët heqin statujat britanike, ndryshojnë emrat e rrugëve dhe zëvendësojnë kalendarin gregorian me të tyrin, të kadencuar nga ciklet perandorake.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore britanikët e rimarrin kontrollin e Hong Kongut. Chiang Kai-shek dhe nacionalistët nuk janë në gjendje që t’ua marrin. Për më tepër, kanë nevojë për mbështetjen e Londrës dhe të Uashingtonit për ta penguar ngjitjen e komunistëve të udhëhequr nga Mao Ce Duni. Në vitin 1949, «Timonieri i Madh» themelon Republikën Popullore në Kinën kontinentale dhe e detyron Chiang që të strehohet në Taivan. Në vitet ’50, armiqësia midis Pekinit dhe Taipeit kërcënon stabilitetin e Hong Kongut në më shumë se një rast.

Në vitin 1967, një konflikt lidhur me orët e punës transformohet në një revoltë në kuptimin e vërtetë të fjalës nga ana e komunistëve lokalë kundër qeverisë koloniale. Hongkongasit luftojnë që të fitojnë të drejtat e tyre. Trazirat, të zgjatura 6 muaj, dhe retorika antiimperialiste e Republikës Popullore shtyjnë qeverinë britanikë që të investojë në përmirësimin e kushteve sociale të hongkongasve.

Në këtë pikë kolonia gëzon një rrjet të fuqishëm tregtar, një sistem bankar ndërkombëtar, shërbime publike efikase dhe një treg të zhvilluar imobiliar. Në vitet ’70, Hong Kongu shërben si pikë vëzhgimi e Republikës Popullore drejt Perëndimit dhe si qendër hyrëse (edhe klandestine) për mallrat që vendi nuk mund t’i prodhojë dhe për remitancat e kinezëve nga jashtë. Kombinimi midis rritjes ekonomike, raporteve të ngushta me Kinën, pranisë britanike dhe kthimit të afërt Pekinit e ushqejnë ndjenjën e identitetit hongkongas.

Në vitin 1972, Republika Popullore deopoziton një deklaratë ku rivendikon sovranitetin mbi Hong Kongun dhe Makaos pranë Komitetit për Dekolonizimin e Kombeve të Bashkuara. Është masa e parë zyrtare për të shëruar poshtërsitë e shkaktuara nga perëndimorët. 7 vite më pas, diplomacia britanike arrin në Portin e Parfumuar dhe «Timonieri i Vogël» Ten Hsiao Pin propozon adoptimin e formulës «një vend, dy sisteme». Objektivi: të rimerret Hong Kongu duke i garantuar një sistem politik dhe ekonomik autonom.

Një aset i tillë përkon me lançimin e politikës së reformave dhe hapjes nga ana e Ten Hsiao Pinit më 1978. Bumi ekonomik kinez nis pikërisht në deltën e Lumit të Perlve. Sipas narrativës të kohëve të fundit të Pekinit, do të ishte Xi Zhongxun (babai i Presidentit aktual kinez, më pas i spastruar nga Mao) ai që i ka sugjeruar Tenit zhvillimin e Zonës Ekonomike Speciale të Shenzhen. Qëllimi është që të stimulohet rritja dhe të shkurajohet ikja e kinezëve në Hong Kong.

Qysh kur Xi i ri është bërë «bërthama» e lidershipit kinez, mediat e regjimit e përmendin shpesh babain e tij, me qëllim që të nënvizojnë meritën e familjes në zhvillimin ekonomik kombëtar. Pekini dëshiron që rikthimi i Hong Kongut të ndodhë në mënyrë paqësore, për të mos kompromentuar stabilitetin e qendrës financiare dhe sidomos të përdorë në të ardhmen modelin hongkongas për të bashkuar Taivanin me Kinën kontinentale. Kryeministrja britanike Margaret Thatcher do të donte t’i kthente në 1997 Territoret e Reja dhe të ruante kontrollin britanik mbi Hong Kong e Kowloon në shkëmbim të njohjes së sovranitetit kinez mbi të dy zonat.

Teni e refuzon këtë propozim dhe në 1984 të dy liderët nënshkruajnë deklaratën e përbashkët, që përkufizon dorëzimin e të tri territoreve. Londra dëshiron të kryejë një tranzicion dinjitoz dhe të shmangë që të duket si tradhëti në sytë e hongkongasve. Kurse Pekini kërkon një zgjidhje për ta rimarrë gradualisht kontrollin e Portit të Parfumuar, pa e destabilizuar. Teni propozon parimin «një vend, dy sisteme» si kompromis.

Britanikët e sigurojnë ruajtjen e sistemit liberal – kapitalist për të paktën 50 vjet nga rikthimi. Dokumenti parashikon edhe që «kreu i ekzekutivit do të emërohet nga qeveria qendrore e popullit mbi bazën e zgjedhjeve apo të konsultimeve të mbajtura lokalisht». Është baza për futjen e mundshme e sufrazhit universal. Po atë vvit mbahen zgjedhjet e para indirekte e 12 vendeve në kolegjet elektorale funksionale (domethënë me bazë korporative) dhe të po aq në kolegjet zonale. Të dytët përfaqësojnë vetëm 40% të Këshillit Legjislativ. Është ndryshimi i parë institucional me rëndësi nga 1896, kur dy anëtarë jozyrtarë i janë shtuar Këshillit Ekzekutiv.

Struktura e qeverisë koloniale mbetet në fakt e pandryshuar. Një vit më pas, qeveria kineze nis hartimin e Basic Law. Represioni i Sheshit Tien An Men në Pekin më 1989 merr solidaritetin e hongkongasve, që mblidhen në të famshmin Victoria Park. Ata kanë frikën se pas 1997 një tragjedi e ngjashme mund të verifikohet edhe në shtëpinë e tyre. Ndodh i pari i një sekuence të gjatë manifestimesh kundër qeverisë qendrore. Në vitin 1992 Chris Patten bëhet Guvernator i Hong Kongut. Detyra e tij është të negociiojë me Pekinin detajet e sistemit politik të rajonit të ardhshëm kinez.

Në Republikën Popullore i vihet nofka «imperialisti i fundit». Paketa e reformave e propozuar nga Patten parashikon masa demokratike të destinuara që të zgjerojnë pjesëmarrjen e popullsisë në sistemin elektoral që përcakton pushtetin politik. Pavarësisht kundërshtimit të lobeve hongkongase dhe të Pekinit, në vitin 1994 Këshilli Legjislativ miraton reformat e Patten. Në zgjedhjet hongkongase shfaqet hendeku midis frontit afarist e prokinez dhe aij lokalist, jo domosdoshmërisht demokratik.

Në këtë pikë Pekini krijon një Komitet Përgatitor Ad Hoc, që nga ana e tij krijon një tjetër të ngarkuar për të përzgjedhur kreun e ekzekutivit dhe zëvendëson Këshillin Legjislativ të krijuar nga Patten me një të përkohshëm. Ky i fundit përfaqëson sektorët kryesorë ekonomikë të rajonit, aspektin fetar dhe atë të shërbimeve sociale. Organi do ta zgjerojë elektoratin, por do të përmbysë pjesën më të madhe të reformave të dëshiruara nga Guvernatori. Më 1 korrik 1996, Tung Chee-hwa zgjidhet i pari chief executive i Hong Kongut dhe kalon muajt e ardhshëm duke siguruar botën (duke filluar nga Shtetet e Bashkuara) mbi faktin që do të ruajë prerogativat e Portit të Parfumuar. Sidomos ato ekonomike.

1997: Hong Kongu është Kinë

Në mesnatën e 1 korrikut 1997, Londra ja rikthen zyrtarisht Hong Kongun Republikës Popullore dhe njësitë e UPÇ-së marrin në posedim kazermën në vend të forcave të armatosura britanike. Një bauhinia e bardhë e stilizuar në sfondin e kuq bëhet flamuri i Rajonit. Sintezë grafike e parimit «një vend, dy sisteme». Në secilin prej 5 petaleve shfaqet një yll. Katër për klasat sociale (punëtorë, fshatarë, borgjezi e vogël dhe kapitalistë) dhe një për Partinë Komuniste, si në flamurin e Republikës Popullore. Pas rikthimit, Pekini mendon se mund ta kontrollojë Hong Kongun duke përdorur “kulaçin ekonomik dhe kërbaçin politik”.

Në fundin e viteve ’90, rajoni është ii dyti në botë për të ardhurat për frymë pas Japonisë, i katërti për nga rezervat e huaja valutore dhe i treti për eksportimet e veshjeve. Tash e mbrapa, Pekini kërdor 4 kartëra për ta kontrolluar Hong Kongun: lidhjen e vendosur me elitën ekonomike lokale; mekanizmin e kolegjeve elektorale funksionale dhe të komitetit zgjedhor; pushtetin e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Kombëtar të Partisë në cilësinë e interpretuesit të vetëm të Basic Law; praninë e rrënjosur (gjysmëzyrtare, por jo zyrtare) të Partisë Komuniste Kineze në rajon.

Këshilli Legjislativ përbëhet nga 60 anëtarë, prej të cilëve 30 të zgjedhur në kolegje me bazë zonale dhe 30 në ato të formuar në bazë të punësimit profesional. Në fakt, sistemi i jep një një pushtet shtesë kategorive të caktuara të punës dhe parashikon të drejtën e votës edhe për disa lloj personash juridikë. Duke i dhënë vlerë kështu raportit midis botës lokale të biznesit dhe Pekinit. Anëtarët e organit bëhen 70 në vitin 2010, të ndarë njëlloj midis kolegjeve funksionalë dhe gjeografikë. Deri kur elitat ekonomike të jenë të afërta me Pekinin dhe mbizotërojnë në të parët, fraksioni prodemokratik nuk mund ta reformojë siç dëshiron Basic Law.

Nga 1998 deri më 2012, Komiteti Zgjedhor, i ngarkuar që të zgjedhë kreun e ekzekutivit, përbëhet nga 800 anëtarë, për ¾ të zgjedhur nga subjekte që i përkasin sektorëve ekonomikë (industri, tregti, financë, profesionistë të llojeve të ndryshme) dhe socialë (punë, shërbime sociale, besim fetar). Pjesa e mbetur votohet nga anëtarët e Këshillit Legjislativ, e Këshillave Distriktualë të zonave zgjedhore territoriale më të vegjël dhe nga përfaqësuesit e Hong Kongut në Pekin.

Neni 45-të i Basic Law parashikon si «objektiv final zgjedhjen me sufrazh universal të kreut të qeverisë lokale midis kandidatëve të zgjedhur nga një komitet gjerësisht përfaqësues, në përputhje me procedurat demokratike». Vetëm në Shtojcën 1 pohohet se çdo amendament ndaj sistemit elektoral do të mund të adoptohet pas 2007, në rast se miratohet nga 2/3 e parlamentit lokal dhe ratifikohet nga Republika Popullore. Qeveria kineze shikon tek sufrazhi universal vetëm një procedim ppër të vendosur metodën e përzgjedhjes së kandidatëve. Jo një mënyrë për t’i siguruar rajonit një sistem demokratik të stilit perëndimor.

Kjo në fakt do të mund të ushqente në Kinën kontinentale kërkesën për liri më të mëdha, që nga ana e saj do të mund të vinte në rrezik stabilitetin e vendit dhe, për pasojë, sovranitetin e Partisë Komuniste Kineze. Mbi këto argumenta përplasen prej vitesh dy fraksionet kryesore e sistemit multipartiak hongkongas: ai prodemokraci dhe ai proPekin. Përfaqësuesit kryesorë të tyre janë respektivisht Partia Demokratike dhe Aleanca Demokratike për Përmirësimin dhe Përparimin e Hong Kongut (DAB).

Pekini operon në Hong Kong nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Qeverisë Qendrore të Popullit dhe Zyrës së Këshillit të Shtetit për Çështjet e Hong Kongut dhe Makaos. E  para menaxhon raportin midis pushtetit qendror e lokal, raportin me garnizonin e UPÇ-së dhe lehtëson raportet me kompanitë e Republikës Popullore, shkëmbimet kulturore dhe ekonomike. Organi i dytë promovon respektimin e Basic Law. Zyrtarisht, Partia Komuniste nuk është e pranishme në rajon. Kandidatura e saj do të ishte kundëprodhuese, pasi do ta vendoste në të njëjtin nivel me forcat e tjera politike të pranishme në territor.

Në mënyrë gjysmëzyrtare, në rajon janë aktivë Departamenti i Propagandës dhe ai i Frontit të Bashkuar, që përhapin një imazh pozitiv të partisë dhe ruajnë raportet me komunitetin ekonomik e kulturor të rajonit. Në vitin 2003, i rizgjedhur lehtësisht një vit më parë, Tung propozon që të zbatohet ligji «antisubversion» për t’i penguar qytetarët që të manifestojnë. Të tronditur nga përhapja e Sars-it (Sindromës respiratore akute të rëndë), hongkongasit dalin në rrugë kundër reformës, që në fund tërhiqet. Krijohet një precedent. Për herë të parë popullsia e bën Pekinin të ndryshojë ide.

Në vitet në vazhdim intensifikohet debati lidhur me futjen e zgjedhjes me sufrazh universal të chief executive. Në vitin 2004 fraksioni prodemokraci siguron 60% e vendeve të  përcaktuara mbi bazë gjeografike, por vetëm 23% të atyre me bazë profesionale. Në total, partitë proPekinit sigurojnë shumicën e vendeve dhe kështu sfumon rasti i parë i dobishëm për reformimin e sistemit elektoral. Megjithatë Tung demonstron se nuk është në gjendje të menaxhojë partitë prodemokraci dhe dorëhiqet. E zëvendëson Donald Tsang, që kërkon të kënaqë këto të fundit. Fillimisht tenton pa sukses të zgjerojë Këshillin Legjislativ, më pas kërkon që të zhvillojë një rrugëtim për futjen e sufrazhit universal.

Në vitin 2007 Kongresi Kombëtar i Popullit i Republikës Popullore vendos se zgjedhjet me sufrazh universal e chief executive do të mund të mbahen më 2017, në vend të 2012. Sipas projektreformës, popullsia do të mund ta zgjedhë kreun e ekzekutivit nga një grup kandidatësh të dalë nga një komitet i ngarkuar me përzgjedhjen e tyre. Problemi është se për nga struktura organi është analog me atë përzgjedhës. Në fakt, Pekini e influencon akoma procesin politik. Në vitin 2012 vendet e Këshillit Legjislativ bëhen 1200, duke e lënë të paprekur propporcionin dhe, bashkë me të, edhe peshën e elitës ekonomikë. Atë vit Leung Chun-ying bëhet kreu i qeverisë lokale.

Në vitin 2014, Kongresi Kombëtar i Popullit i Republikës Popullore konfirmon planin e reformës, por pjesa më e madhe e hongkongasve e konsideron procesin e nisur si jo vërtet demokratik. Lëvizja “Occupy Central with Love and Peace” i jep jetë të ashtuquajturit “revolucion të çadrave”. Manifestuesit bllokojnë rrugët e ishullit të Hong Kongut. Një vit më vonë Këshilli Ekzekutiv refuzon projektin e reformës.

Në 3 vitet në vazhdim, pakënqësia lokale rritet. Jo vetëm prej sigurimit të munguar të sufrazhit universal. Vlejnë edhe ngadalësimi i koeficentit të rritjes së ekonomisë, rritja e çmimeve të tregut imobiliar dhe ndarja e mbajtja në burg në Kinën kontinentale e disa drejtuesve editorialë dhe librashitës hongkongas, përveç milionerit Xiao Jianhua.

Nga “revolucioni i çadrave” i 2014 dalin parti më radikale, të tilla si Youngspiration, Hong Kong Indigenous (të dyja lokaliste) dhe Demosistos. Kjo e fundit ka midis përfaqësuesve të saj Joshua Wong, që në vitet në vazhdim viziton Taivanin, Shtetet e Bashkuara e në disa raste ndalohet nga autoritetet e HKSAR-it. Tani paraqitet si simbol i revoltës hongkongase, por nuk i është akoma udhëheqësi. Duke pranuar dhe mos lejuar që Hong Kongu të jetë imagjinuar ndonjëherë si laborator demokratik, në harkun e 20 viteve sistemi politik i Republikës Popullore nuk frymëzon. Bile opton për drejtimin e kundërt. Xi Jinping e përqëndron pushtetin vendimmarrës në duart e tij dhe drejton fuqimisht shtetin, partinë dhe forcat e armatosura.

Më 1 korrik 2017, pjesëmarrja e Xi në festimet për 20 vjetorin e rikthimit të Hong Kongut dhe afrimi i aeroplanmbajtëseve Liaoning në Portin e Parfumuar tregojnë se rajoni është unik, por jo special si në të kaluarën dhe përfshirja e tij në aktivitetet ushtarake kombëtare nuk është më vetëm simbolike. Yuan Yuabai dhe Wei Lian (respektivisht Komandant dhe Komisar Politik i Teatrit të Komandës Jugore) shkruajnë në një artikull se garnizoni hongkongas është edhe një fortesë politike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lu Kang e ngre krahun dhe pohon se deklarata e përbashkët kino – britanike nuk ka tashmë kurrfarë domethënieje praktike. Gjatë ceremonisë, Carrie Lam bëhet gruaja e parë që drejton qeverinë lokale në vijim të fitores elektorale të marsit. Në mënyrë të veçantë, Xi pohon se «çdo tentativë për të vënë në rrezik sovranitetin kombëtar dhe sigurinë, për të sfiduar qeverinë qendrore dhe autoritetin e Basic Laë, si edhe për ta përdorur Hong Kongun për realizimin e operacioneve të infiltrimit e të sabotazhit kundër Kinës kontinentale është një akt që e tejkalon vijën e kuqe dhe është absolutisht i papranueshëm». E përkthyer: askush mos të provojë ta ndajë Portin e Parfumuar nga Republika Popullore.

Drejt 2047

Vështirë se manifestime të reja do të prekin influencën e Pekinit në rajon. Radikalizimi i protestave do ta legjitimojë përdorimin e mëtejshëm të forcës. Për momentin, qeverisë qendror i vjen për mbarë që të ruajë stauskuonë, t’ua lërë autoriteteve lokale detyrën e frenimit të dhunave dhe ndoshta t’i ofrojë lëshime të vogla popullsisë. Në pritje që Gjiri e Madh të përmbledhë Hong Kongun.

Përjashto përmbysje të pabesueshme në kuptimin demokratik të sistemit politik kinez, në periudhë afatmesme shkalla e autonomisë së dhënë Hong Kongut do të varet nga ecuria e 3 dosjeve: rritja ekonomike e Republikës Popullore, bashkimi me Taivanun dhe dueli tregtar, teknologjik dhe ushtarak me Shtetet e Bashkuara. Mbi të gjitha, kurdo që Pekini nuk do të arrinte ta rimerrte paqësisht Formozën, parimi «një vend, dy sisteme» do ta humbiste vlerën e tij strategjike. Në këtë pikë, Hong Kongu nuk do të ishte më special.

(nga Limes)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakZbulohet skandali/ Si e mori Rama pronën në Surrel me dy dëshmitarë të…
Artikulli tjetërVështrimi i Olga Tokarczuk