HEC-et në Valbonë nuk ndalen, Gjykata rrëzon banorët

Gjykata Administrative e Tiranës ka dhënë sot verdiktin e saj mbi çështjen e Hidrocentraleve mbi lumin e Valbonës. Pas shtyrjes së vendimit, ditën e mërkurë, trupa gjykuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e banorëve të zonës dhe Shoqatës “Toka”, duke lejuar në këtë mënyrë vijimin e punimeve për ndërtimin e dy HEC-ve. Kjo gjykatë kishte nisur shqyrtimin e çështjes në fillim të muajit tetor, pas rrëzimit të kërkesës së palës paditëse në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.
Në padi, 27 banorë të fshatrave përreth kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve për ndërtimin e Hidrocentraleve, ndërsa ka rënë në sy edhe mbështetja e shumë organizatave të tjera vendase e të huaja, por edhe e Trupit Diplomatik si ambasada gjermane. Krahas dëmit ekologjik banorët kishin shprehur shqetësimin se puna për ndërtimin e HEC-ve ka vazhduar me ritme të shpejta dhe shpërthimet e dinamitit tronditin çdo natë shtëpitë, ndërkohë që shtrati i lumit është tharë.

Artikulli paraprakKoncesionet për HEC-e do të jepen me procedurë të përshpejtuar
Artikulli tjetërBumçi: Vizita e Minnitit për shkak të pushtetit të drogës në Shqipëri