Hazard bllokon rinovimin

Eden Hazard do të bllokojë ofertën e rinovimit te Chelsea me shpresën për të siguruar një lëvizje verore te Real Madrid, sipas “Daily Mail”. Lojtari i kombëtares së Belgjikës kërkon të largohet, por interesi i Real Madridit mund të kthehet në veprim këtë verë vetëm nëse Zinedine Zidane mbetet trajner në “Bernabeu”. Raporti, gjithashtu, thotë se Thibaut Courtois është në ankth për të ndjekur Hazard në kryeqytetin spanjoll. Ylli belg u duk një figurë e frustruar si sulmues i vetëm në humbjen e dëshpëruar 1-0, ndaj Manchester City, të dielën.
Dhe tani, Hazard po “zvarritet” për një marrëveshje të re në “Stamford Bridge”, me shpresën se Reali do të vihet në rrugën e tij. Real Madridi ka pasur një fushatë të tmerrshme të La Liga-s, por Zidane ia doli të marrë një fitore bindëse ndaj PSG-së në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Champions-it. Sfida e kthimit e mbrëmjes së sotme do të thotë shumë për fatin e “Los Blancos”. Hazard ka thënë shumë herë se Zidane është idhulli i tij. Chelsea është i dëshpëruar për ta mbajtur yllin belg, me trajnerin Antonio Conte në dalje. Edhe portieri Thibaut Courtois shpreson të ndjekë Hazard te Real Madridi dhe po pengon, gjithashtu, ofertën e “Blues” për një marrëveshje të re.

Artikulli paraprakSHBA u bën thirrje talebanëve të shqyrtojnë ofertën e Ghanit për paqe
Artikulli tjetërHumbi jetën në moshën 31-vjeçare, zbardhet autopsia e vdekjes së Davide Astorit