Hasa i përgjigjet Ramës: Bën joga dhe luan me Zahon, qytetarët janë braktisur nga qeveria

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa ka reaguar ndaj Kryeministrit Rama. Në një postim në Facebook, Hasa shkruan se, Rama sot duhet të ishte në krye të detyrës dhe jo në shtëpi me pizhame duke bërë pushim.

Më tej ai shprehet se, Kryeministri ka thënë se ai në luftë bën joga dhe luan me Zahon, ndrëkohë që qytetarët janë në betejë me jetën.

“Nga vila e tij 2 milion euro në Surrel, Edi Rama me pizhame u tha shqiptarëve: “Nga shtëpia të dalim vetëm kur kemi punë”. Mesazh i duhur për qytetarët, por nga njëriu i gabuar, që duhet të ishte në krye të punëve dhe jo në shtëpi me pizhame duke bërë pushim.

Mesazhi ishte i qartë: Në luftë Kryeministri bën joga, luan me Zahon, dhe gjatë pushimit, hanë dy vakte të ndara me nga 8 orë. Ndërkohë, janë qytetarët ato që në luftë, të braktisur nga Qeveria, janë në betejë me jetën, shëndetin dhe mbijetesën e tyre ekonomike! #kryeministëriskaduar”, shkruan Hasa.

Artikulli paraprakIlaçi kundër malarjes shumë efektiv edhe për COVID-19, ul rrezikshmërinë nga niveli 8 në 2, nis prodhimi
Artikulli tjetërBeni shpjegon planin e Ramës: Po humbasim shumë para