Haradinaj nxjerr letrat: “Thaçi-Vuçiç-Rama kanë biseduar për ndarjen e Kosovës”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë dhe ndër të tjera ka pranuar se ekziston një dyshim me baza të forta se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, President ii Kosovës Hashim Tahaçi dhe President  serb Aleksandër Vuçiç, kanë biseduar për shkëmbin territoresh, raporton “Zëri.info”.

“Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederika Mogerinit. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj”,- tha Haradinaj.

Meqenëse kjo ide është tashmë e vdekur sipas kryeministrit Haradinaj, një gjë e tillë vetëm ka humbur kohën e tre liderëve të lartë përmendur.

Artikulli paraprakÇfarë i ndodh trupit nëse zëvendësoni çdo pije me ujë?
Artikulli tjetërNjë person i armatosur terrorizon nxënësit e shkollës, policia nuk ndërhyn!