Haradinaj në Hagë, edhe herën e parë si kurban i Tadiç dhe lojrave serbe, dëshmia

Diplomati i njohur, Mal Berisha, I ftuar në Syri TV ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Sipas tij, Ramush Haradinaj do të rikthehet nga Haga sërish i pafajshëm.

Mal Berisha tregoi edhe një moment të përballjes mes Seshelit dhe Ramush Haradinajt në Hagë

Sipas tij, serbi, i famshëm për krimet e luftës në Ballkan, i kishte thënë kryeministrit të Kosovës: “Mos u mërzit se ty të sollën këtu për t’ia bërë më të lehtë Boris Tadiçit. Kurbani ishit ju”.

“A ka drejtësi pa politikë? Dhe politikë me drejtësi? Por e vërteta është kjo, Haradinaj ishte peng. Kosova po merrte një të drejtë por kurbani ishte Haradinaj. U mor peng për të balancuar gjërat. Një njeri që merret peng për një çështje kombëtare, meriton t’ja shtrëngosh dorën”, u shpreh Berisha.

Artikulli paraprakDështimi i reformës në drejtësi, pse shqiptarët po humbin besimin tek ndërkombëtarët
Artikulli tjetërRama e shkarkon, Bushati paralajmëron se do të flasë…