Haradinaj i prerë: Kosovës nuk i duhet bërë presion me Gjykatën e Hagës!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se, Kosovës nuk i duhet bërë presion përmes proceseve në Hagë. Haradinaj tha se, ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë dhe se, taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet deri në njohje.

“Taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet nga Kosova. Kjo taksë do të qëndrojë deri në ditën kur Serbia të njohë Kosovën shtet.

Ndërkombëtarët janë duke bërë gabim duke bërë një presion kaq të madh ndaj Kosovës. Ky presion nuk sjell asnjë gjë të mirë as për Kosovën dhe as për rajonin”, është shprehur Ramush Haradinaj në Çim Peka LIVE në SYRI TV dhe SYRI.net.

Ramush

 

 

Artikulli paraprak“Koncesionet vepër e mundshme krimi”, plani i Bashës për të zbuluar paratë e korrupsionit
Artikulli tjetërVjedhje e re gjigande me tenderin e ri për Unazën tek Astiri, oferta arrin deri në…