Hakmarrja e “kryeministrit që duam” ndaj Mariglenit!

Nga Aulon Kalaja

Kryeministri që duam nuk është më një ëndërr, por një realitet. Si pasojë e protestave të fuqishme, që shkundën atë dhe gjithë marionetat-ministra të tij, kryeministri që duam, bëri publik numrin e tij të telefonit. U dyndën aty tulifar mendjesh. Studentë, maniakë dhe përfitues situatash për të qarë halle me kryeministrin që duam në ëhatsapp. Dëshmitarë jemi të lloj-lloj cemndurive që kryeministri që duam, për disa burrë shteti, e keqpërdori mundësinë e artë të teknologjisë.
Disa thanë që kishte qënë i djegur për pak “smart-phone” dhe disa të tjerë thanë se ‘kështu na i dashka mushka drutë’. Kryeministri që duam pra, ia paska gjetur celësin e komunikimt studentëve dhe përpiqet të ngjajë me to, duke postuar video kur bën dush, kur flen gjumë dhe gjithandej në shtepinë-bunker. Aq aktiv është ai ndër rrjetet sociale, sa ia kalon dhe fëmijëve të tij, për kohën që kalon në rrjet dhe për budallalleqet që hedh e sajon në instagram dhe facebook. Kryeministri që duam i ka adresat personale dhe mund të hedhë cfarë të dojë në to, Por shpesh ai ngatërrohet dhe herë kthen përgjigje si kryeministër, herë si Edi dhe herë si Edvin.
Është berë objekt tallës, aq sa thuhet që kur nuk shtyhen orët e protestës, studentët mblidhen rreth telefonit dhe telefonojnë kryeministrin që duam dhe bisedojnë me të për minuta të tëra, ashtu sic do të bisedonin dhe me “ujkun e Cerrikut dhe Lek Plepin”.
Kryeministri që duam do të bënte shumëcka për disa klikime më shumë se të sipër-përmendurit, aq sa ka habitur një popull të tërë se kur punon kryeministri që duam xhanëm, sepse mbeti tërë ditën në facebook. Por ai e ka dhënë përgjigjen, se kjo është puna që më kanë caktuar shqiptarët. Komunikimi me njerëzit është pjese e aktivitetit, sepse aty kupton hallet e këtij vendi.

Qytetarët pyesin veten cfarë do të hamë?! Dhe përgjigja është facebook. Në fakt kemi parë një njeri të duruar dhe një kryeministër që duam të zellshëm dhe që replikon me cdokënd në facebook dhe i kthen përgjigje cdo kujt me mesazhe. Aq sa u harrua koha kur në orët e vona telefononte gjyqtarët dhe i kërcenonte. Tani piramida u kthye përmbys. Janë studentët që e telefonojnë atë dhe zbaviten “orë a pa orë”.
E në vazhdën e kësaj tradite, dialogues me kryeministrin që duam do të bëhëj dhe Marigleni nga Mamurrasi, student edhe ky. I frymëzuar nga intervistat e kryeministrit dhe lincimi i gazetarëve me nofkën otomane “kadri”, Marigleni vendos t’i dërgojë kryeministrit që duam, një mesazh lakonik në telefon, ku shkruante “o Kadri” dhe kryeministri që ia kthen kur e lexon sms:“ Mos e perdor me kete numer se ka telashe mungesa e edukates pastaj” dhe Marigleni që ia kthen aty për aty:“Mgjes o Edo. Ku ka me mire se me ta nxjerr gjumin km. Paskem qene tu bo vone per shkolle.”
Në fakt është një dialog shpotitës që kryeministri bën me një student dhe të clodh mëndjen, kur ke parasysh përplasjet e forta mes studentëve dhe kryeministrit që duam. Por nuk mbaron me kaq. Ndoshta i prekur në sedër nga përgjigja e Mariglenit nga Mamurrasi, kryeministri vendos t’a telefonoje dhe t’ia thotë fjalët e veta. Mësohet se kanë debatuar dhe se kryeministri e ka quajtur ‘palaco” dhe ka nxejrrë nga goja mengjesin e djeshmë një arsenal sharjesh ndaj bashkëbiseduesit të tij dhe ky i fundit “nuk ia ka lënë për tek”.
Kryeministri që duam mes ulërimash ka mbyllur telefonin dhe është hakmarrë aty për aty. Ai ka dërguar në shtëpinë e Mariglenit në Mamurras policinë e shtetit. Shefat nga Tiarana dhe nga Laci kanë zbarkuar në shtëpinë e studentit, ndërkohë që ky i fundit ka qënë në fakultet.
Policia ka pyetur të zotin e shtëpisë se ku i ka djemtë dhe ky i fundit i është përgjigjur se ata janë në shkollë dhe ata kanë shoqëruar në polici, babain e Mariglenit, zotin Sherif Doci nga Mamurrasi. I kanë thënë fillimisht se ky i fundit po ndërtonte pa leje dhe se do t’i bënin një ballafaqim aty ku po ndërtohej gjoja.
Ndërkohë më vonë makinat civile që e shoqëruan kanë marë drejtim për në Komisariatin e Policisë Lac dhe i kanë komunikuar të ndaluarit se do të sqaroheshin me të në komisariat.

Më vone e kane lënë vetëm për 5 orë ne koridoret e policise së Lacit dhe i kanë thënë se kemi dëgjuar të shtëna në Mamurras dhe kemi menduar mos ke qëlluar ti. Biseda qesharake dhe imagjinare, metoda të njohura të policisë kur kërkon të ushtrojë presion.
Por situata ka qënë e qarte. Kryeministri ka urdhëruar policinë e shtetit për t’u hakmarrë me Mariglenin, duke i shoqëruar babain në komisariat dhe duke ushtruar mbi të presion. Me sa duket kryeministri që duam nuk e pranon se si funksionon rrjeti dhe per nje kaprico te vogël të tij, njerëzit mund të mbahen me orë të tëra në polici.
Kryeministri që duam nuk e ka kapërdirë dot fjalën “kadri” që i është drejtuar atij dhe standarti është se kush i thotë atij “kadri’ një term i servirur nga vetë ai në mjedisin politiko-mediatik, shkon në polici. Ndërsa kur ai quan “kadri” Artur Zhejin, Ylli Rakipin dhe kolegë të tjerë nuk i hyn gjemb në këmbë, por batonhaxhiu ia njeh këtë të drejtë që ai të përgojojë miletin dhe dynjanë, (përdora këto dy fjalë sepse kryeministri që duam e ka qejf otomanizmin dhe fjalorin turk).
Kryeministri që duam është bërë pra gaztrori që duam, që po bën meme në vend të rrugëve, po ben poza dushi në vend të rritjes ekonomike, po bën selfie në gjumë në vend të punësimit, po bën poca në vënd të sigurisë kombëtare, kërkon t’iu prishe shtepiat banorëve të unazes së re, të prishë Teatrin Kombëtar, të gllabërojë miliona euro me rrugë fantastiko-shkencore.
Kryeminstri që duam, e që në fakt vequhet i tillë dhe nga një tufë servilash dhe një lukuni sahan-lëpirësish është kthyer në personazhin më të urryer dhe në kryeministrin që nuk duam. Aq sa deklaroi dje se sa te jetë PS, asnjë forcë politike nuk do të vijë në pushtet, Kjo është deklarata më e frikshme dhe më e turpshme njëkohësisht, sepse ky vrasës i votës së lirë dhe ky bari i kriminelëve ka ndërmend të grabisë sërish dhe zgjedhjet që do të vijnë. Nëse e lejojmë ne dhe Marigleni nga Mamurrasi, sigurisht.

Artikulli paraprakMaskat bëjnë kërdinë në Korçë, grabiten 3 biznese brenda pak orëve
Artikulli tjetërGruaja tregon tmerrin: Desha t’i heq kapuçin njërit prej grabitësve, por më qëlloi me tytën e pistoletës