Hakerët “hakmerren” për vdekjen e Alexei Navalny, vjedhin një bazë të dhënash që përmban informacione për mijëra të burgosur dhe familjarët e tyre

Teksa kishte kaluar shumë pak kohë nga vdekja e liderit të opozitës ruse në burg, Alexei Navalny, një grup hakerash kundër Kremlinit, nisën hakmarrjen.

 

Duke përdorur qasjen e tyre në një rrjet kompjuterik të lidhur me sistemin e burgjeve të Rusisë, hakerët vendosën një foto të Navalnyt në faqen e internetit të burgut.

“Rroftë Alexei Navalny”, thuhej në mbishkrimin e fotos.

Gjithashtu, ata njoftuan se kanë vjedhur një bazë të dhënash që përmbajnë informacione për qindra mijëra të burgosur rus dhe të afërmit e tyre, shkruan CNN.

Bëhet e ditur se hakerët po i ndajnë këto të dhëna duke përfshirë numrat e telefonit dhe email-at e të burgosurve dhe të afërmve të tyre “me shpresën se dikush mund t’i kontaktojë ata dhe t’i ndihmojë të kuptojnë se çfarë saktësisht ka ndodhur me Navalnyn”.

Ata pretendojnë se baza e të dhënave që kanë në dorë përmban informacione për rreth 800 mijë të burgosur dhe të afërmit e tyre.

Përveç kësaj, hakerët kanë përdorur qasjen e tyre edhe për të ndryshuar çmimet e ushqimeve të dyqanit rus të të burgosurve.

Artikulli paraprakTë shtënat në drejtim të kryetarit të Komunës në Maqedoninë e Veriut, policia jep detaje: Janë plagosur dy personat që e shoqëronin (EMRAT)
Artikulli tjetërParalajmërimi i avokatës së trafikantit vlonjat në Belgjikë: Në gjyqin e radhës do të dalin lidhje politike me Shqipërinë