Hajdutët e Tiranës, gati çmimin për “Rrugën e Kombit”

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar mbi problemin e pagës së rrugës së kombit duke bërë një krahasim me inisiativen e qeverisë Italiane që po përgaditet të shtetëzojë mirëmbajtjen e rrugëve.
“Qeveria në Itali jo vetëm po procedon me anullimin e koncesioneve të autostradave, por po përgadit edhe planin për shtetëzimin e tyre, ndërsa hajdutët e Tiranës pagesen e rrugës së Kombit, që duhet refuzuar fort”, shkruan Vasili.
Postimi i plotë i Vasilit në Facbook
Ialia pergatit shtetezimin e autostradave,ndersa hajdutet Tiranes pagesen e rruges se Kombit,qe duhet refuzuar fort.
Qeveria ne Itali jo vetem po procedon me anullimin e koncesioneve te autostradave,por po pergadit edhe planin per shtetezimin e tyre.
Shumica,qe drejton vendin ne Itali eshte nje shumice e djathte,por deshtimi me koncesionet dhe administrimi i dobet i autostradave nuk e ndalon ate qe te aktivizoje zgjidhje ekonomike krejtesisht jo tipike per te djathten,me qellimin e vetem qe parate e italianeve te mos plackiten dhe autostradat e tyre te jene me te sigurta.
Qeveria e kryeministri ne Tirane me nje kembengulje dhe kokefortesi tipike prej hajdutesh vazhdojne me politiken e cmendur te pageses se rrugeve prej qytetareve te varfer shqiptare.

Pagese qe eshte as me shume dhe as me pak nje dhurate per oligarket me parate e qytetareve te varfer.
Motua qe udheheq qeverine eshte oligarket -po dhe qytetaret – jo
Shqiptaret paguajne ne menyre çnjerezore per rruget duke filluar nga taksa e qarkullimit.
Shqiptaret paguajne gjithashtu nje cmim kaq te larte per karburantet sikur te ishin qytetaret me te pasur te Europes.
Mbi 130 milion euro ne vit mblidhen nga taksa e qarkullimit.
Keto 130 milion euro kane destinacion mirembajtjen e rrugeve dhe jo shperdorimin e tyre me idiotesirat e kryeministrit,me fasada e sokake te qelbur me korrupsion te rilindjes se tij urbane.
Qeveria medemek e majte ne Shqiperi detyron me dhune qytetaret te paguajne per rruge, qe s’jane as autostrada dhe nuk jane as edhe te perfunduara.
Ndersa te djathtet ne Itali pergadisin edhe shtetezimin e autostradave,qe kane nje nivel te larte infrastrukturor dhe jane edhe te perfunduara vetem e vetem ne emer te se mires se qytetareve.
Por kryeministri dhe qeveria ne Tirane me te drejte e kane cilesuar veten as te majte dhe as te djathte sepse jane qeveri HAJDUTE.
Pra motua as te majte dhe as te djathte eshte thjesht dhe qarte nje HAJDUTERI e ngritur ne sistem.
Mosbindja civile dhe refuzimi per te paguar taksen e rruges duke filluar me Rrugen e Kombit eshte me e pakta qe qytetaret do te bejne per te mbrojtur veten nga hajdutet e qeverise qe ju kane futur duart ne xhepat e tyre.

Artikulli paraprakNuk është thjesht çështje ‘taulantësh’…, fatkeqësisht!
Artikulli tjetërFëmijët janë më të pasigurt me Veliajn në krye të Bashkisë!