Hajdut! Qytetarët i bllokojnë rrugën ministrit, nuk e lenë të futet në emision, ndërhyn policia (Video)

Qindra qytetarë të Tiranës, i kanë zënë rrugën ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri mbrëmjen e sotme.
Me pankarta në duar dhe me thirrjet ‘qeveri hajdute’, qytetarët kanë dalë në rrugë duke i dalë përpara ministrit Gjiknuri, i cili ishte drejtuar për tek Top Channel ku është i ftuar mbrëmjen e sotme.
Ministri Gjiknuri dhe Veliaj akuzohen nga banorët për shembjen e banesave tek Unaza e Rea pa i dëmshpërblyer qytetarët.
Pronarët e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, të cilët prej ditësh protestojnë duke bllokuar rrugën, e zhvendosën protestën e tyre mbrëmjen e sotme përballë ambienteve të Top Channel, ku pritej të fillonte emisioni “Open” dhe i ftuar ishte ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Qindra qytetarë të Tiranës, i kishin zënë rrugën ministrit dhe me pankarta në duar, i prenë rrugën eskortës, duke hedhur parulla “qeveri hajdute”, për dëmshpërblimin e tyre.
Shoferi i Gjiknurit u kërkoi protestuesve të hapin rrugën, por ata, duke e futur në mes makinën e ministrit, nuk pranonin të lejonin qarkullimin, ndërsa qetësuan shoferin dhe shoqëruesin e tij duke i thënë: Rrini të qetë
Në këto rrethana, ministri Damian Gjiknuri detyrohet të futet nga mbrapa hyrjes fshehurazi, si “hajdut” me makinë policie.

Banorët e zonës së Asitir janë hedhur në protestë prej më shumë se një jave duke kërkuar dëmshpërblim 100 për qind për shembjene banesave të tyre.
Qindra banorë të ‘Astirit’ për më shumë se dy orës protestuan sot përpara Bashkisë së Tiranës. Ata janë larguar pa mundur as që të takojnë Erion Veliajn apo një përfaqësues të pushtetit lokal dhe atij qendror. Por ata kanë dhënë ultimatum për një zgjidhje të përbashkët, deri nesër në orën 10.00 duke premtuar se edhe më të shumtë në numër do të bllokojnë sërish qendrën e Tiranës.
Sipas deklarimeve të tyre përpara kamerave, nëse takimi që kërkojnë nuk do të zhvillohet ata do të bllokojnë sërish rrugën dhe nuk do ta lirojnë më atë për një afat të pacaktuar.
Një prej banorëve i cili ka pranuar që të flasë për mediat shumë i revoltuar. Tregoi edhe historinë e tij personale gjatë këtyre ditëve protestë.
Banorët shprehen se janë dakord me zhvillimin urban të zonës por kërkojnë transparencë, standard të njëjtë për prishjet dhe mbi të gjitha një zgjidhje logjike për kompensimin e shtëpive dhe bizneseve që priten të prishen duke hedhur në rrugë të madhe mijëra familjarë dhe të punësuar.

Damian Gjiknurin e presin ashtu si e meriton para studios se Top Channel…

Gepostet von Belind Këlliçi am Montag, 12. November 2018

 

Artikulli paraprakMafia e tokave në Sarandë, kush janë dy zyrtarët dhe 6 punonjësit e Hipotekës që u paditën nga KLSH
Artikulli tjetërBasha: Po ndodh rënia e Ministrisë së Brendshme që Rama të mbrojë veten dhe bandën