Gropa në dogana, mungojnë 43 milionë euro

Situata financiare e kontributit të doganave në arkën e shtetit edhe gjatë 2016-ës vijoi të jetë poshtë pritshmërive, duke i shkaktuar arkës së shtetit një mosrealizim prej 6.6 miliardë lekësh (43.6 milionë euro) më pak se plani. Ministria e Financave ka publikuar të dhënat zyrtare për 2016, ku mosrealizimi i TVSH-së në dogana është 2.7 miliardë lekë më pak se plani. Akzica në dogana gjithashtu ka një mosrealizim të planit me 2.7 miliardë lekë. Programimit të 2016 i munguan edhe 1.2 miliardë lekë më pak të ardhura nga renta. Ministria e Financave e ka argumentuar rënien e të ardhurave në dogana, si pasojë e rënies së çmimeve në tregjet kryesore të mallrave. Por në raport me faktin e 2015-ës, institucionet fiskale grumbulluan të ardhura 6% më shumë.
Edhe në këtë aspekt, doganat kanë shfaqur më shumë dobësi, duke grumbulluar vetëm 2,9% më shumë se fakti i 2015, teksa tatimet grumbulluan të ardhura 10.7% më shumë se fakti i 2015.

Artikulli paraprakTrendi i qirave për dyqanet në Tiranë
Artikulli tjetërBE paralajmëron bllokimin e vizave, Shqipëria e rrezikuar