Grezda flet si lojtar i Rangers

Prej disa javësh ai mbylli kalimin e bujshëm te një nga skuadrat më të mëdha në Skoci, Rangers. Eros Grezda, për t’u bërë gati për ekipin e tij të ri, u largua nga ekipi kombëtar shqiptar për këto dy ndeshje dhe u përgatit në stërvitje të diferencuar me përgatitësit e skuadrës skoceze. Për herë të parë mesfushori gjakovar ka folur për mediet në një konferencë për shtyp. Ai tha se është shumë i lumtur për këtë transferim dhe se po përpiqet që të ambientohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“U bënë dy javë që jam këtu dhe jam shumë i lumtur për ambientin që kam gjetur. Stafi dhe të gjithë janë shumë profesional dhe po ambientohem shumë mirë më ta. Edhe me skuadrën po ambientohem gjithashtu, ata janë treguar shumë mirëpritës me mua dhe unë argëtohem shumë duke luajtur me ta.”- u shpreh trajneri.
Më tej mesfushori i avancuar i kombëtares shqiptare deklaroi se ndihmohet shumë nga shokët e skuadrës dhe se pret që sa më shpejt të jetë gati për të zbritur në fushën e blertë.
“Po ata më kanë ndihmuar dhe unë në fakt i kam pyetur shumë për të mësuar më shumë stilin e lojës dhe ata janë treguar të gatshëm gjithmonë. Ashtu siç e tha edhe trajneri nuk jam ende aty ku duhet, por po punoj fort që të arrij formën time më të mirë. Jam duke punuar shumë fortë dhe bashkë me stafin do të shikojmë nëse do të jem në pankinën e rezervave”, tha Grezda.

Artikulli paraprakDeputeti Shehaj, thirrje për bashkim në protestën në Rrugën e Kombit të hënën ora 11.00
Artikulli tjetërDeputeti Hasa: Mashtrim, s’ka asnjë kompani të licensuar me Air Albania, ka kod ajror turk