Gratë e naftëtarëve futen në grevë urie: Vajza kërkonte maskë sot, unë nuk kisha t’i bleja. Qeveritarët po ndërrojnë…

Pas përfundimit pa sukses të takimit të djeshëm, mes sindikatës dhe përfaqësuesve të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, naftëtarët kanë vendosur të vijojnë grevën e urisë. Në ditën e 18 të ngujimit, për shkak dhe të gjendjes së rënduar shëndetësore të 10 grevistëve, naftëtarët kanë vendosur që të bëhet zëvendësimi i tyre me 10 persona të tjerë.

Këtë herë personat që do të futen në grevë urie janë gratë e naftëtrëve të cilat do të izolohen në ambientet e qëndrës shëndetësore.

“Unë jam laborante prej 34 vjetësh, sot nuk kisha lekë t’i blija vajzës fletore. Vajza kërkonte maskë sot, unë nuk kisha t’i bleja. Qeveritarët po ndërrojnë maskat sipas veshjes. Me lule fustanet, me lule maska. Ndërsa vajza ime qante për një 200 lekëshe. Kjo është zgjidhja jonë”, u shpreh njëra nga gratë e naftëtarëve.

Krahas vijimësisë së grevës bëhet me dije se do të vazhdojnë paralelisht dhe protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje të problematikës së naftëtarëve për në marrjen e pagave të prapambetura, lidhjen e kontratave individuale dhe rifillimin e punës.

naftetaret 1

Artikulli paraprakÇfarë dihet deri tani për imunitetin ndaj Covid-19, flasin ekspertët
Artikulli tjetërSupervjedhja me Rrugën Korçë-Ersekë, Minarolli: SPAK të nisë hetimin. Miku i Ramës ishte fitues i paracaktuar. Faktet janë aty!