Grabitja e pronave në bregdet, Basha: Vepër e Edi Ramës. Ne do ta ndalojmë dhe do t’i japim fund një herë e mirë!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u shpreh gjatë bashkëbisdimit me opratorët turistikë në Sarandë se, grabitja e pronave është diçka tjetër, problem tjetër i madh.

“Alket Hyseni dhe Damian Gjiknuri në këtë zonë i kanë dhënë vetes një emër që në çdo shtëpi sarandioti, himarioti, dhe vlonjati si njerëz që kanë një dhe vetëm një qëllim, grabitjen e pronave, tjetërsimin e pronave.

Dhe pastaj në nivel Tiranë është vetë kryeministri që ka krijuar edhe instrumentin për të grabitur këto prona, të ashtuquajturën Korporatën e Investimeve, nga këtu deri në Llogara. Ku do të ankoheni, tek Gjykata e Artës?!

Gjykata Kushtetuese një nga qëllimet që ka është pikërisht të ndalë babëzinë e qeverisë, të ndalë grabitjen e pronave. Prandaj për në  është shumë e rëndësishme t’i japim fund një herë e mirë gjithë kësaj situate.

Së pari, duke dorëzuar kompetencat që i takojnë pushtetit vendor, pushtetit vendor.  Duke vendosur pushtetin vendor në kufijtë që i shërbejnë qytetarit.

Së dyti, duke mbështetur pushtetin vendor me fonde të mjaftueshme për të kryer detyrat e veta.

Së treti, duke investuar në infrastrukturë primare, për pikat kryesore turistike. 110 milionë euro që marrin 10 oligarkë, sikur të bënim 10 milionë euro në 10 qarqe imagjinoni sa punë dhe projekte mund të kryhen.

E gjitha është çështje prioritetesh, që paratë të shkojnë tek uji, tek ujësjellësit, rrugët. E gjitha kjo kërkon që të bashkërendojmë zgjidhjet së bashku”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakReagimi i fortë i Kishës katolike: Situata po bëhet gjithnjë dhe më tragjike
Artikulli tjetërNoterja sqaron se çfarë bëri gjyqtarja në zyrën e saj: Nuk ishte betim…