Grabitet me armë një karburant në Korçë

Një karburant në aksin rrugor Korçë-Kapshticë është grabitur mëngjesin e djeshëm nga 4 persona të armatosur. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Dishnicë në orët e para të mëngjesit. Bëhet e ditur se, grabitja është kryer nga 4 persona të armatosur dhe të maskuar, të cilët kanë mbërritur në afërsi të karburantit me një makinë. Fillimisht kanë dhunuar fizikisht rojen e karburantit dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë të godinës, ku ndodhej edhe kasaforta.
Nuk dihet ende shuma e grabitur në pikën e karburantit, por mësohet se grabitësit, pasi kanë dhunuar punonjësin e objektit, janë ngjitur në katin e dytë për te kasaforta. Grabitësit, pasi kanë marrë paratë janë larguar nga vendngjarja. Roja ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë janë vënë në ndjekje të grabitësve të armatosur. Policia u ka kërkuar atyre të ndalojnë, por ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë.
Mësohet se për disa çaste ka patur shkëmbin zjarri mes forcave të policisë dhe 4 grabitësve, të cilët kanë arritur të largohen me një automjet. Dyshohet se autorët kanë grabitur një shumë të madhe parash, ndërsa policia ende nuk ka mundur të zbulojë dhe arrestojë autorët.

Artikulli paraprakHidhet në erë me tritol një makinë në Krujë
Artikulli tjetërMaskat grabisin në kërcënimin e armëve një dyqan në Tiranë