Gomonia me 3 milionë euro drogë nga Shqipëria kapet në Leçe, në pranga dy shqiptarë

Një tjetër gomone me drogë nga Shqipëria është sekuestruar në orët e para të mëgjesit të sotëshëm nga roja bregdetare italiane.
Në mjetin lundrues janë sekuesstruar rreth 300 kg drogë dhe janë vënë në pranga 2 skafistë shqiptarë.
Roja bregdetare italiane ka identifikuar gomone me një ngarkesë të dyshimtë në bord, në afërsi të plazhit “Le Cesine” në komunën Vernole të provincës së Lecces, duke u vënë mënjëherë në ndjekje të saj.
Dy skafistët sapo kanë nuhatur ndjekjen nga roja bregdetare italiane kanë shtuar shpejtësinë duke mbërritur në bregdet, ku kanë braktisur mjetin lundrues e janë larguar në këmbë.
Policia pyjore e Lecces ka mundur të kap dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyrore “Le Cesine.”
Në gomone roja bregdetare e financës italiane ka sekuetruar 294 kg marijuanë dhe 16 kg hashash me një vlerë përfitmi tregu mbi 3 milionë euro.
24 orë më parë një tjetër gomone me 354 kg marijuanë e trafikuar nga Shqipëria u kap në Adriatik nga roja bregdetare italiane dhe në pranga u vu një 41 vjeçar italian me banim në Lecce.
Ndaj dy skafistëve shqiptarë rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.

drog

Artikulli paraprakKëshilltari amerikan i Thaçit jep dorëheqjen dhe e akuzon për tradhëti kombëtare
Artikulli tjetërPolicia pyeste të plagosurin me thikë që më pas vdiq: “A ke ndonjë shqetësim?”, nuk e çuan në spital