Goditje për Xho Bajden, ekspertë dhe ish-zyrtarë të administratës Obama nuk e mbështesin

Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Xho Bajden nuk mund të mbështetet tek ekspertët e politikës së jashtme apo pjesës më të madhe të ish – zyrtarëve të administratës Obama të cilët kanë zgjedhur si të preferuarin e tyre, Pete Butigieg.

200 ekspertë dhe ish zyrtarë të politikës së jashtme janë rreshtuar me Pete Butigieg, kryebashkiakun e Sauth Bend i cili garon për Shtëpinë e Bardhë.

Me anë të një letre ku kritikojnë presidentin amerikan Donald Trump, ekspertët, përfshirë dhe ish – zyrtarë të administratës Obama, kanë mbështetur me vota të plota demokratin Butigieg.

Sipas letrës këndvështrimi i tij për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë është korniza e duhur për të rivendosur lidershipin e vendit. Sipas tyre Butigieg kupton forcat që aktualisht po ndryshojnë botën.

Kjo konsiderohet si një kthesë negative për garën e Bajden meqenëse dhe pika e tij më e fortë është pikërisht politika e jashtme.

Artikulli paraprakFranca në protesta masive kundër zgjatjes së moshës së pensionit në 64 vjeç
Artikulli tjetër“Torta” e Rilindjes, 360 milionë euro për pllaka dhe gurë!