Goditet brutalisht turizmi në Shqipëri

Nga Sali BERISHA

Miq, turizmi, që në tërësi dominohej nga shqiptarët e Kosovës me banim në Kosovë ose në emigracion, këtë vit ka një rënie në pikiate.

Shkaqet e kësaj rënie të thiktë dhe plazheve tona thuaj të boshatisura të gjitha të lidhura me Edvin Mafinë, dhe konkretisht:

1-Taksa antikombëtare në Rrugën e Kombit.

2-Kriminaliteti, pasiguria në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

3-Sjelljet dhe aktet mafioze, keqtrajtimet, vjedhjet, gjobitjet e turistëve kosovarë nga narkopolicë dhe narkobanditë në Durrës, Vlorë, Sarandë, Shëngjin, Velipojë.

4-Vandalizmi i narkopolicëve dhe narkotatimorëve në kulmin e sezonit turistik ndaj hoteleve, restoranteve, klubeve në zonën bregdetare të vendit për të mbushur arkën e boshatisur nga korrupsioni vjedhjet, shpërdorimet, e narkozyrtarëve të narkoshtetit!

Ps: Pas këtij statusi prisni kur të dalin në media Blendi Avdyli dhe të servirë vizitorët, kalimtarët transit për turistë dhe Ndrikull Falimenti të paraqitet si Ndrikull Suksesi!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z,Berisha sot zgjodha me kaluar diten ne plazhin e Sarandes ne zonen e Quajtur (Pema e Thate) rruges duke po ktheheshin dhjetra makina policie si arrogante duke ecur neper rruge ktheheshin nga me zona Pema e Thate ku kane bere te gjithe bllokimin e lokaleve dhe cadrave.

Nje Katastrofe e vertete Vine turiste dhe ikin dhe pyesin cfare ka ndodhur cadra te shembura shezllone te mledhura si barrikada tamam sikur ka rane Cuban, shirita policie me shkrim skene krimi, jemi tronditur si pushuesh pyesim veten ku Jemi, Thjeshte per tu joftuar.

67807101 1336010003226570 6674440699095547904 n1564833420

Artikulli paraprakEdi Rama, prapë ti?
Artikulli tjetërBasha nga Puka: Babëzia e Ramës e ktheu vendin në moçal varfërie dhe mjerimi. Është koha ta shporrim!