Gjysëm toni drogë me gomone nga Shqipëria në Greqi

Një gomone me drogë është kapur pas mesnatës së djeshme në Prevezë të Greqisë. Në gomone ndodheshin 36 pako me 424 kg marijuanë, ndërsa në pranga përfundoi skafisti shqiptar. 42-vjeçari u kap teksa tentonte të nxirrte drogën nga gomonia e ta hidhte në breg.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit. Sakaq, mëngjesin e sotëm media italiane shkruan për kapjen e 5 tonëve marijuanë që ka mbërritur në Itali nga Shqipëria. Në pranga kanë rënë 25 persona.
Po ditën e djeshme, më shumë se 60 kg drogë është sekuestruar nga policia greke pranë Kapshticës. Lënda narkotike është gjetur në një mjet, ndërsa mendohet se lënda narkotike ka kaluar nga kufiri i gjelbër. Droga ishte e ndarë në 53 pako me 60 kg 954 gram marijuanë.
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një 33-vjeçar, si dhe pasagjeri 24-vjeçar i mjetit, të dy shqiptarë. Në kërkim është pronari i mjetit që po transportohej droga, një 59-vjeçar.
Policia ka sekuestruar 2 celularë si dhe 105 euro.

Artikulli paraprakNjë tmerr i rrëfyer në vetë të parë…*
Artikulli tjetërKush është Ardian Liçaj