Gjyqtarja palaço që dënoi protestuesit, gruaja e shefit në polici. Drejtësia ka rënë!

Drejësia është vetëm një vegël në duart e Ramës. Gjyqtarja që la në burg 11 kuksianët është gruaja e shefit të Policisë.

Alma Ahmeti, që ka dhënë vendimin ndaj 23 kuksianëve duke lënë në burg 11 prej tyre është bashkëshortja e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Erjon Ahmeti.

Vendimi u dha pas një seance të tensionuar që zgjati disa orë. Në përfundim të seancës gjyqësoreë, Ahmeti vendosi lënien në burg të 11 prej 23 të arrestuarve, 2 prej tyre mbetën në arrest shtëpie, kurse 10 u lanë me detyrim paraqitjeje.

Në fillim të seancës familjarët dhe deputetët e opozitës u përplasën me policinë që ndaloi hyrjen e tyre në seancë, duke vendosur zhvillimin e saj me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.

Por më pas u lejua që mediat dhe disa deputetë të opozitës të futeshin brenda sallës së gjyqit.

A duhet ta jepte dorëheqjen nga kjo çështje zonja Ahmeti?!

Artikulli paraprakBerisha publikon videon e dëshmisë tronditëse në Gjykatë: Kam fëmijët pa bukë, më lironi t’ju çoj diçka për të ngrënë
Artikulli tjetërDy protestues pa ndjenja, dhunohen në komisariatin e policisë të rinjtë e FRPD, futet ambulanca