Gjyqtari tërhiqet nga dosja e bosit të heroinës

Gjyqtari Petraq Curri ka deklaruar pasditen e djeshme se dorëhiqet nga çështja e Alket Hatisë, të akuzuarit për trafikun e 540 kg heroinë e kokainë në Italinë fqinje. Alket Hatija, cilësuar nga mediat italiane “La Reppublica”, “Il fatto quotidiano”, “Il Giorno” , Agjensia Ansa, si një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, u arrestua në fillim të korrikut të vitit 2017 në Durrës.
Por në datë 11 korrik gjyqtari i çështjes, Petraq Curri, e liroi të pandehurin Hatija nga masa e arrestit, duke e rrëzuar kërkesën e prokurorit për ta mbajtur atë në qeli. Gjykata e Durrësit e la të lirë. Ndërkohë, në prill të këtij viti (2017), Gjykata e Milanos e dënoi në mungesë me 20 vite heqje lirie për trafikun e drogës gjatë viteve 2003-2004.
Gjyqtari Curri sot ka deklaruar se është tërhequr, pasi nuk dëshiron të paragjykohet mbi vendimet që mund të japë mbi çështjen e 45-vjeçarit Alket Hatija.

Artikulli paraprakShqiptari kapet në Itali me 32 kg heroinë, i zbulohet arsenal armësh
Artikulli tjetërRaporti i Amnesty International: Qeveria na pengoi të bënim detyrën