“Gjykatë” e veçantë për investitorët e huaj në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka themeluar divizion të veçantë për kontestet lidhur me investitorët e huaj. Krijimi i këtij divizioni do të trajtojë më me efikasitet rasteve e investitorëve të jashtëm. Investitorët e huaj që investojnë në Kosovë, përfshirë edhe ata nga diaspora, do t’i zgjidhin lëndët e tyre gjyqësore shumë shpejt, pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë ka themeluar divizion për kontestet lidhur me investitorët e huaj. Kështu ka njoftuar ministri i Diasporës, Valon Murati, në rrjetin e tij social Facebook. “Pas kontakteve të vazhdueshme që kam pasur me Nehat Idrizin, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sot me kënaqësi pranova informacionin se më në fund nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë është themeluar divizioni për kontestet lidhur me investitorët e huaj”. Krijimi i këtij divizioni, sipas tij, do të ndikojë pozitivisht në dy drejtime: “në trajtimin më efikas të rasteve të investitorëve të jashtëm si dhe shkarkimin e barrës nga gjykatat e tjera”. “Tani më investitorët nga jashtë, ku përfshihen edhe ata nga diaspora e kanë një adresë për trajtimin më të shpejtë të rasteve të tyre. I ftoj investitorët nga diaspora që të fillojnë ta shfrytëzojnë këtë mekanizëm gjyqësor për t’i adresuar rastet e tyre”, shkruan ministri Murati në statusin e tij Faceboook, transmeton Albinfo.Ch.

Artikulli paraprakVjedhja me ushqimet në burgje, 4 kompani fituan mbi 6 milionë dollarë në 12 muaj
Artikulli tjetërShqipëria, në hartën e vendeve ku uji nuk mund të pihet