Gjykata e Katanias lë në burg Moisi Habilajn

Gjykata e Rivlerësimit e Katanias vendosi dje mosndryshimin e masës së sigurisë dhe qëndrimin e Moisi Habilajt dhe 9 bashkëpunëtorëve të tjerë të tij, duke i lënë në burg. Mësohet se vendimi u depozitua dje në mesditë në Sekretarinë e Gjykatës së Katanias nga gjyqtarët; Iarato, Benanti si dhe Catena, pasi kanë dëgjuar për 48 orë pretendimet e 10 prej të arrestuarve në kuadër të dosjes “Habilaj”. Organi i akuzës së Katanias ka parashtruar në seancën e sotme gjyqësore prova që kanë qenë bindëse për Gjykatën, e cila ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shqiptarët.
Duhet të theksojmë faktin se, Moisi Habilaj dhe 9 bashkëpunëtorët e tij gjatë seancës gjyqësore të së martës mohuan kategorikisht akuzat, ndërsa apeluan për lirim. Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë u arrestuan pas disa kohësh hetime si dhe përgjime, ndërsa u kapën teksa trafikonin 3.5 ton hashash. Në përgjimet e grupit “Habilaj” përmendej edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili sipas tyre ishte favorizuesi i trafikut të drogës Shqipëri-Itali.

Artikulli paraprakDëshmia e Nezar Seitit: Lidhja me Habilajt dhe takimet në Itali
Artikulli tjetërNdryshimi, njeriu i Trump, Wess Mitchell nis zyrtarisht punën me Ballkanin si numri dy i Departamentit të Shtetit