GJKKO vendos për arrestimin e Berishës, Mërtiri: E mori peng opozitën, pikërisht për këtë ditë

Analisti Ergys Mërtiri deklaroi se ish kryeministri Sali Berisha e ka përdorur opozitën për interesat e veta për t’u mbrojtur para drejtësisë.

Në një intervistë televizive, ai tha se, Berisha për dy vjet është përpjekur ta marrë PD për ta përdorur për këtë ditë, të cilën e dinte që herët a vonë do vinte.

“Janë përpjekjet e fundit të Berishës për t’u mbrojtur nga një hetim për korrupsion që është kundër tij. Unë mendoj se gjithë këto vite ai e ka marrë peng opozitën duke e përdorur për interesat e veta për t’u mbrojtur nga kjo ditë. Reformën në drejtësi ai e ka nuhatur që herët dhe vetë futja e opozitës në hullitë e një opozite konfliktuale, pa sens ka qenë një instrument për ta përdorur jo për të marrë pushtetin por si një mburojë ndaj gjykimeve me të cilat do përballet. 2 vjet është përpjekur ta rimarrë partinë për këtë ditë, për të krijuar destabilitet dhe shantazhuar organet e drejtësisë që të mos e dënojnë”, tha Mërtiri.

Artikulli paraprakPD duhet ta tejkalojë problemin Berisha
Artikulli tjetërShenjat që tregojnë se trurit po i mungon oksigjeni