Gjermania mund ta pësojë si Italia!

Fitorja e djeshme e Suedisë ka bërë që ekipi që la jashtë Botërorit Italinë, të fusë në panik edhe një kombëtare tjetër të madhe.
Gjermania mund të quhet zyrtarisht në panik, pasi në Grupin F, Suedia dhe Meksika kryesojnë të dyja me nga 3 pikë, pas fitoreve minimale 1-0.
Ndaj Suedisë, ekipit gjerman i duhet patjetër fitorja, pasi nëse ndeshja mbyllet të paktën në barazim, Suedia do të shkonte 4 pikë.
Duke marrë parasysh një fitore të mundshme të Meksikës me Korenë e Jugut, meksikanët do shkonin në kuotën e 6 pikëve, dhe në fund mund të përsëritet një “biskotë”, si ajo e Danimarkë-Suedi në Europianin e 2004, që u mbyll në barazim 2-2, rezultat i cili i hyri në punë të dy ekipeve dhe la jashtë grupit Italinë.
Në ndeshjen e fundit, mes Suedisë dhe Meksikës, për të kaluar grupin të dyja ekipeve mund t’iu shërbejë një barazim, duke e menduar Gjermaninë me 1 pikë në total, dhe Suedia njihet për këto “manovra”.

kkros 1529268713 3300239

Artikulli paraprakRusi 2018/ Shfaqen hijet e huliganizmit në Botëror
Artikulli tjetërBerisha: Pala greke është në presionin e grabitjes së detit nga Zografi bis, Edvin Kristaq Rama!