Gjermania jashtë Botërorit, Low një nga fajtorët kryesorë

Kampionati Botëror tashmë nuk do të ketë kampionen në fuqi. Gjermania ka humbur 0-2 përballë Koresë së Jugut e cila edhe pse pa objektiva ia ka dalë të shkaktojë surprizën më të madhe të Botërorit deri tani.
Trajneri Joachim Low është padyshim një nga fajtorët kryesorë të eliminimit të Gjermanisë.
Lënia jashtë e Sane, duket se ka rënduar mbi teknikun gjerman, i cili tashmë duhet të vuaj pasojat e eliminimit nga grupet.
Eliminimin i parë në historinë e kombëtares gjermane. Trajneri ka marrë përgjegjësitë e tij për humbjen e sotme dhe eliminimin.
Ja fjalët e Low në intervistën pas ndeshjes.
“Ishte shumë e vështirë të zhbllokonim rezultatin. Nuk ia dolëm. Është e vështirë të thuhet pse kemi luajtur ashtu. Na ka munguar përqendrimi, vetëbesimi dhe siguria për të kryer kombinimet tona.
E meritonim eliminimin. Edhe në dy ndeshjet e mëparshme, si ndaj Meksikës ashtu edhe ndaj Suedisë nuk luajtëm me dinamikën e duhur duke bërë shumë gabime.
Sot krijuam shumë por nuk finalizuam, ndoshta na ka munguar edhe pak fati. Është shumë e vështirë të fitosh dy herë radhazi Kupën e Botës. Kur morëm vesh se Suedia kishte kaluar në avantazh, dolëm përpara për të provuar gjithçka dhe rrezikuam gjithçka por nuk ia dolëm.
Duhet ta analizojmë pse ndodhi. Por unë marr të gjitha përgjegjësitë”, u shpreh Low.

auto joachim1530118582

Artikulli paraprakKomentoi goli që eliminoi Egjiptin, vdes komentatori sportiv
Artikulli tjetërPrishja e Teatrit/ Regjisori shpërthen ndaj Veliajt: Këtu luhen interesa dhe është çështje interesash