Gjermania bën mrekullinë në fund

Gjermania ka përmbysur në minutën e 95 Suedinë, duke triumfuar 2-1 me një gol të mrekullueshëm të shënuar nga Kros.
Gjermanët zhvilluan një pjesë të parë të mirë, në ndryshim nga takimi me Meksikën, por megjithatë ishin suedezët ata që arritën të shënojnë. Ishte minuta e 32 kur Toivonen arriti të mposht Neur, duke e dërguar topin në rrjetë.
Ndërkohë, menjëherë me të nisur pjesa e dytë, gjermanët reagojnë dhe arrijnë të gjejnë golin e barazimit me anë te Reus.
Gjithçka u bë edhe më e vështirë për gjermanët kur Boateng u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 82.
Por sërish gjermanët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 87 patën shansin e artë kur Gomez goditi me kokë pranë portës, por në limite portieri i Suedisë arriti të largojë atë në këndore.
Por kur të gjithë i kishin humbur shpresat, kur po luheshin sekondat e fundit, Toni Kros realizon një kryevepër që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë gjermanët, duke e dërguar topin në rrjetën e Suedisë nga një goditje dënimi.

f4 2

Artikulli paraprakShqiptarët të ngrihen për të ndalur këtë maskaradë!
Artikulli tjetërDjemtë e Harvard “bëjnë” Rusinë dhe disa aksione të Soros