Gjergj Luca shkarkon kamionët me mbetje në lumin Shkumbin, banorët: Na kanë kërcënuar me armë, duan të na marrin tokat

Banorët e njësisë Aministrative Labinot-Fushë në Elbasan janë ngritur sot në protestë kundër asaj që ata e quajnë rrëmbim të pronës publike. Banorët protestuan edhe për ndotjen e ajrit dhe lumit Shkumbin që shkakton fabrika e peshkut dhe kercënimet që sipas tyre kanë marrë nga drejtuesit e këtij biznesi, ndërsa shtojnë se nuk kanë gjetur asnjë mbështetje nga ana e policies dhe strukturave të tjera vendore.

Ndonëse janë autoktonë, rezikojnë të humbasin pronat ndaj sot të vegjel e të rritur, pa ndasi politike dhe gjinie u ngritën në protestë. Ndërsa banori që është kërcënuar u shpreh se çështja e tij është nën hetim dhe ndodhet në Prokurori.

” Më kanë kèrcënuar, tokën e kam me tapi, me një tapitë vjetër. Ndihem i kèrcënuar në radhë të parë si familja ime edhe unë, u bëj thirrje të gjithëve nga presidenti deri te kryeministri, sepse ndihem i kèrcënuar” u shpreh banori.

“Ne kemi bërë disa kërkesa edhe në pòlici edhe në njësinë administrative, nuk na janë përgjigjur fare. Kur ne ishim të izoluar në shtëpi kamionët e Rozafës vazhonin shkarkonin mbetje dhe nuk vinte pòlicia, më në fund erdhi një patrull dhe ajo u largua. Vajtëm te administratorja i thamë hajde se kështu është puna, nuk erdhi dhe tani u detyruam të dalim në protestë.

Mirë kjo por nuk po marrim as pronat. Ka patur rast që na kanë kèrcënuar, rasti më i freskët është pak ditë më parë na kanë nxjerr ármën, nuk e njohim personin që na ka kèrcënuar, janë makinat e firmës. Mbetjet i kemi para shtëpisë, nuk hapim dot dritaren sepse vjen erë e keqe. Thirrja jonë sot është mos të ndotin ambjetin, mos të na marrin ujin, na kanë marrë ujin.” u shpreh një nga banorët.

Por banorët e njësisë Aministrative Labinot-Fushë, sot protestuan edhe për ndotjen e mjedisit vecanërisht lumit Shkumbin. Fax Neës ka siguruar momentin kur mjetet e kompanisë së peshkut Rozafa hedhin mbetjet e peshkut në lumin Shkumbin dhe momentin tjetër kur i djegin aty pranë dhe ndosin ajrin. Nga ana tjetër fabrika I derdh mbetjet direct në lumin Shkumbin duke e ndotur masivisht atë. Sikurse duket nga pamejt uji nga ndotja ka marrë ngjyrë të kuqerremtë. Nga ky ujë furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Elbasanit.

Protestën e banorëve të Labinot-Fushë e mbështeti edhe ish-deputeti demokrat Luciano Boci, I cili u shpreh se kjo është kauza e gjithë qytetarëve Elbasanas dhe jo vetëm e banorëve në protestë, pasi ndotja kërcënon frikshëm qytetarët. Banorët paralajmëruan se nëse nuk do të marrin zgjidhje protestat do të jenë masive dhe do të bllokojnë aksion nacional Elbasan-Librazhd.

Artikulli paraprakRritja e çmimeve të ndërtimeve, 330 euro për metër katrorë brenda 7 viteve
Artikulli tjetërÇ’i duhet BE me zgjedhjet në Shqipëri? Meta thumbon Ramën: Ambasadorët më mirë të denoncojnë sesa të heshtin