Gjeneral Ahmetaj i uron Maqedonisë së Veriut mirëseardhje “de Jure” anëtare e 30 e NATO-s

E kam përjetuar me shumë kënaqësi lajmin e sapo shpërndarë nga Sekretari Përgjithshëm, Jans Stotenberg, i cili konfirmon se, me votën e Spanjës, konfirmohet “de Jure” anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut (MV) në NATO.

“Proçedura burokratike” do të ndjek administrimin e “Portokollit” të nënëshkruar nga 29 vendet në Washington DC, dhe kjo do të shënojë edhe datën zyrtare të anëtarësimit me të drejta të plota të MV në NATO.

Në vijim po ndaj disa vlerësime dhe mesazhe strategjike, për këtë ngjarje:

1. Arritje e vonuar por e merituar, historike dhe gjeo-strategjike për MV.

2. Kështu, është jo vetëm një lajm i mirë por një ngjarje me një rëndësie strategjike për Rajonin si dhe vlere të shtuar për NATO.

3. Inkurajim për të reduktuar influencën e Rusisë në Ballkan.

4. Politika e mençur e NATO-s, dhe e SHBA: “më mire “in/brenda se aut/jashte”, mbetet si shëmbull edhe për proçesin e zgjerimit në BE.

5. Siguria dhe stabiliteti demokratik në rajonin tonë mbetet ende e brishtë. Sfidat janë të përbashkëta, si: terrorizmi, stabiliteti politik, krizat ekonomike, kërcënimet elektronike, krimi i organizuar, emergjencat mjekësore, etj.

6. Nga kërcënimet & sfidat mundet & duhet të eksplorojmë oportunitete pozitive, për të mbjellë “paqe të qëndrueshme”, për vete, fëmijët tanë dhe brezat që vijnë.

7. Mundësi gjeostrategjike & ekonomike, që të jetësohet një projekt i përbashkët midis RSH, MV, RK dhe MZ, si për: “policimin ajror, mbrojtjen kibernetike, sistemin arsimor & stërvitjen, emegjencat civile, etj”.

I uroj përzemërsisht mirëse-ardhjen MV në familjen e vlerave & sfidave të përbashkëta.

Gjeneral Piro Ahmetaj
Këshilltar për Sigurinë Kombêtare në PD

Artikulli paraprakPse ka frikë Rama? Meta bën testin, del negativ
Artikulli tjetërÇ’organizimi është mënyra më e mirë për të humbur çdo betejë