Gjendet mes shkëmbinjve në Bari një trup i pajetë, dyshohet si shqiptar

Një trup i pajetë në gjendje të avancuar dekompozimi është gjetur më datë 1 tetor në brigjet e bregdetit të Barit. Ka dyshime se mund të jetë një shtetas shqiptar apo grek. Trupi u gjet mes shkëmbinjve të lungomares “9 Maji” të Barit, nga një kalimtar i rastit, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet policore.
Kufoma është rreth moshës 40 vjeç, me trup të mbushur, pa krahë, pa këmbë, pa flokë e në gjëndje të avancuar dekompozimi. Analizat e para të mjekut ligjor vërtetojnë se trupi ka qëndruar të paktën 2 muaj në ujë.
Gjithashtu analizimi i rrjedhjes së ujërave në atë zonë sugjeron se trupi mund t’i përkasë një shtetasi grek o shqiptar. Nuk ka asnjë tatuazh në trup dhe të vetmit elementë që mund të ndihmojnë për identifikimin e tij janë dy proteza dhëmbësh. Protezat ndodhen në pjesën e sipërme të gojës në të dy krahët e djathtë dhe të majtë.
Mbi identifikimin e kufomës po heton prokurori italian Baldo Pisani. Prokuroria e Barit ka autorizuar dërgimin e trupit pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore e fton të gjithë personat që janë në kërkim të një të afërmi që është zhdukur prej dy muajsh e me këto karakteristika të paraqiten pranë këtij institucioni të shoqëruar me një radiografi të kokës apo me një ekografi panoramike të dhëmbëve të personit të zhdukur.

Artikulli paraprakSkënderbeu “bën ligjin” në Kukës, fiton 2-1
Artikulli tjetërBanditë me uniformë policie e maska grabisin kambistët, policia fsheh krimin