Gjenden dy kafka njeriu në Kaninë të Vlorës

Dy kafka njeriu janë gjetur në fshatin Kaninë të Vlorës. Bëhet e ditur se ditën e djeshme u gjet edhe një kafkë njeriu   në Vlorë. Ngjarja ndodhi në fshatin Kaninë, afër vendit ku dje u gjet një tjetër kafkë. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia. Ajo është duke u dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore. Ende nuk ka detaje nëse i përket një femre apo mashkulli, dhe i cilës moshë. Pak kohë më parë në vendin ku u gjet kafka u kryen punime për zgjerimin e rrugës. Dyshohet se punimet kanë sjellë nxjerrjen e skeleteve, si dhe dëmtim të varreve të vjetra të zonës. Për shkak të një erozioni të ndodhur në këto varreza, ka dalë kjo kafkë, e cila dyshohet se është e vjetër shumë vjeçare, shkruhet në njoftimin e policisë.
Një ditë më parë u gjet një tjetër kafkë njeriu në varrezat e Kaninës në Vlorë dhe policia e ka dërguar atë për ekspertizë në Tiranë. Nëse ajo do të ishte e ndonjë të vdekuri, nuk kishte arsye pse të ndodhej jashtë varrit dhe këtu shtohet misteri i saj. Policia e Vlorës njoftoi se kafka u gjet më datë 27.04.2017, rreth orës 15:54, pas Kalasë së Kaninës, në varrezat e këtij fshati. Kafka ishte e dekompozuar.
Nga këqyrja që i është bërë këtij skeleti, nuk është konstatuar asnjë shenjë dhunë apo dëmtim tjetër. Kafka është dërguar në Morgun e qytetit të Vlorës dhe i është venë në dispozicion mjekut ligjor me qëllim dërgimin e saj drejt Mjekësisë-Ligjore Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale. Materialet i kaluan Prokurorisë për “Vlerësim Juridik”.

Artikulli paraprakVritet me 4 plumba një shqiptar në Romë
Artikulli tjetërNdjesë që u angazhova për “Libran”, Blushi ingranazh i Ramës