Gjakpirësit e Bashkisë taksojnë pa mëshirë biznesin vlonjat

Reagim i FRPD Vlorë

Cip-plasurit e Bashkisë Vlorë!

Gjakpirësit e Bashkisë, këshilltarët ndrikulla, taksojnë pa mëshire biznesin vlonjat, duke rritur në mënyre stratosferike taksimin që çdo subjekt, njësi-biznesi, duhet të paguaj për pastrimin.

Në mënyre mizore, pa asnjë llojë konsultimi publik me këto njësi që preken mjerisht nga kjo rritje stratosferike taksuese, Këshilli i Ndrikullave e shpall vendimin pa asnjë llojë turpi.

Biznesi Vlonjat, bizneset shqiptare, dhe ekonomia në tërësi, janë në ditët më të zeza, ku askush dhe asgjë nuk do të dijë për ta, duke e paralizuar dhe cënuar drejtpërdrejtë palcën e ekonomisë vlonjate/shqiptare, nëpërmjet taksave/tatimeve që nuk po njohin asnjë llojë ulje, thjesht sa vijnë e prekin stratosferën!

Të bindurit e sektit, “Ndrikullat e Këshillit” monist, jetojnë në “botën e çudirave”, duke mos e njohur realitetin dhe klimën ku ndërvepron biznesi vlonjat.

Grabitqarët e taksave vlonjate, çdo ditë mendojnë dhe skematizojnë mënyra se si e si të fryjnë xhepat e tyre të korrupsionit.

Biznesi është në mëshirë të fatit !

Asnjë politik vendore apo qendrore nuk e ka ndihmuar biznesin, ata vetëm e vetëm e kane taksuar atë në çdo detaj, në çdo të ardhur, në çdo centimetër katror ku ata operojnë !

Këshilli i mjeranve të partisë-sekt tregoj dhe njëherë në sytë e çdo vlonjati, “grabitqarllëkun” me të cilin qeverisin çdo orë, çdo minutë, çdo ditë, në këtë qytet !

Rritet me 70% tarifa e pastrimit për objektet deri në 100 m2.

Nga 12.000 lekë shkon në 20.000 lekë.

Rritet 48% taksa e pastrimit për objektet mbi 100 m2.

Nga 17.000 lekë, shkon 25.000 lekë.

Artikulli paraprakMungesa e një reforme të thellë në arsimin parauniversitar po shkakton tronditje të forta në sistemin bazik
Artikulli tjetërPastrimi i parave/ Tabaku: Konkurrenca e pandershme po mbyll dhe falimenton qindra mijëra biznese të ndershme