Giussepe Conte jep dorëheqjen, si do të zgjidhet kriza qeveritare në Itali?

Kryeministri italian Giussepe Conte ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Ministrave. Lajmin e ka bërë të ditur Repubblica.it ku shkruan se pas këtij vendimi Conte do të dalë në një deklaratë për shtyp, për të komunikuar lajmin.

Pas këtij vendimi Presidenti italian Sergio Mattarella duhet të fillojë të marrë masa për ri-formimin e një qeverie të re. Mattarella do të fillojë konsultat me partitë e tjera në vend në mënyrë që zgjidhet një kabinet qeverisës.

Dorëheqja e Conte vjen pasi ai humbi shumicën e tij qeverisëse për shkak të skandaleve në lidhje me menaxhimin e pandemisë dhe përçarjes me partinë e ish-Kryeministrit Matteo Renzi, Viva Italia.

Artikulli paraprakKu shkojnë paratë/ Shqipëria ndër të parat në Europë për rritjen e borxhit, e fundit për ndihmën e qytetarëve
Artikulli tjetërMeta: Rama nuk e menaxhon dot pandeminë, shifrat vetëm po rriten