Gëllçi vijon spastrimet në TVSH, merr hajdutin nga “Top-Channel”

Drejtori i TVSH, Thoma Gëllçi ka pushuar nga puna drejtorin e n/stacioneve të TVSH dhe në vend të tij ka marrë një hajdut nga “Top-Channel”. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha.
“Qytetari dixhital denoncon: Narkotrafikantin Gëllçi i Zi dhe aferat e tij korruptive, largimin e Valmir Hajdarit drejtor i nënstacioneve të TVSH dhe zëvendësimin e tij me një hajdut të vetin të marrë nga TCH, i cili punon për të tretët!”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e qytetarit.
“Përshëndetje z.Berisha. Po të jap një lajm. Z.Valmir Hajdari me punë drejtor i nënstacioneve në RTSH është detyruar nga Thoma Gëllçi, i përfolur për trafik droge, të japë dorëheqjen i detyruar nga praktikat dhe presionet korruptive për të firmosur kontratën e mirëmbajtjes së dixhitalizimit të RTSH si dhe për krijimin e një super strukture që po bën Th.Gëllçi në këtë institucion. Ka sjellë një drejtor nga TCh z.Henri Muço, si dhe punon për të tretët. Situata është tepër kaotike. Mundesh që ta konfirmosh që z.Valmir Hajdari është i dorëhequr të paktën 5 ditë”, shkruan qytetari.
Menjëherë sapo u emërua në krye të TVSH, Thoma Gëllçi nisi spastrimet politike me porosi të Ramës. Gëllçi largoi nga puna profesionistët dhe mori ish-punonjës të televizionit “Top-Channel”. Enkelejd Joti, ish-drejtor i Përgjithshëm në TCH, është emëruar drejtor informacioni, ndërsa Bledar Zaganjori, ish-kryeredaktor në TCH, ka nisur punë në RTSH si shef lajmesh.
Të dy u larguan nga TCH pas polemikave dhe ndarjeve që lindën mes pronarëve të këtij televizioni, ndërsa një betejë gjyqësore është në proces mes aksionarëve. Emërimi i Jotit dhe Zaganjorit është bërë me urdhrin direkt të kryeministrit Rama.
Ditën e djeshme ai pushoi nga puna nënën e sopranos së njohur Ramona Tullumani vetëm pse kjo e fundit këndoi pra tre ditësh në Çadrën e Lirisë.
Para disa ditësh, Gëllçi pushoi nga puna tre kompozitorë të mëdhenj që kanë bërë histori në muzikën e krijimtarinë shqiptare. Kompozitorët Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari u pushuan nga puna në TVSH pa asnjë motiv, vetëm pse Gëllçi zbatoi urdhërin e Ramës. Tre artistët janë pushuar nga puna pa asnjë lajmërim dhe në kundërshtim të hapur me ligjin, ndërkohë që nuk iu është dhënë asnjë mundësi alternative për të vazhduar kontributin e tyre. Kompozitori i njohur Alfred Kaçinari tha se drejtori i TVSH u kishte thënë tre kompozitorëve se u është shkurtuar vendi i punës në RTSH. “Ne përjashtoheshim për shkak të rikonstruksionit të TVSH. Nuk kishim marrë asnjë paralajmërim më parë. Ndërsa sot në mëngjes, ajo që na u komunikua me siguri, ishte fakti që nuk do të gjendet asnjë hapësirë tjetër për ne të tre në RTSH”, tha Kaçinari në një prononcim për mediat.
Gëllçi e ka kthyer TVSH-në në një garnizon ku të gjithë artistët e talentuar dhe gazetarët profesionistë po i zëvendëson me militantë dhe të paaftë vetëm për të bërë propagandë dhe për të mbështetur Ramën në llogoren e tij.
Ish-kryeredaktori i organit të PPSH, “Zëri i Popullit” u emërua në krye të TVSH falë lidhjeve të ngushta të tij me vëllain e kryeministrit Olsi Rama. Lidhjet e tyre kanë vijuar edhe në kultivimin dhe trafikun e drogës. Para disa kohësh ish-Kryeministri Berisha publikoi mesazhin e një qytetari, i cili denonconte kultivimin e drogës në fshatin Treskë të Kolonjës nga Olsi Rama dhe Gëllçi i Zi (alias Thoma Gëllçi). Sipas denonuesit, droga e mbjellë në mjaft zona të Kolonjës si kurrë më parë do ta grumbullojnë dyshja Olsi-Gëllçi për ta eksportuar si droge e cilësisë ekstra në SHBA me rrjetin e tyre, duke përdorur edhe pasaportat e tyre diplomatike.

R.POLISI

Artikulli paraprakSkandal! Po ndërtonte murin rrethues me leje nga Bashkia, arrestohet
Artikulli tjetërI riu që nuk u lejua të flasë në “Opinion”: Po kthejnë diktaturën