Gazetarja, mesazh Ramës: Mos bëj zgjedhje fare në 2021

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se 2021 duhej të ishte viti që të mundim virusin dhe jo njëri-tjetrin. Xhunga u shpreh se viti 2021 duket i papërshtatshëm për zgjedhje.

“Situata politike është e mbarsur me provokimin e maxhorancës , që tashmë e ka kuptuar si reagon Presidenti i Republikës. E kemi parë se presidenti ka reaguar më shumë, më pas zonja Kryemadhi, dhe i fundit zoti Basha, që ka pasur reagime më të përmbajtura. Opozita besoj se duhet të ishte mësuar me lojën. Po ashtu, opozita duhet të kuptojë, që roli i viktimës nuk i bën përshtypje askujt. Gjithsesi ata bëjnë mirë të gjejnë gjuhën, sepse na pret një vit i vështire dhe pavarësisht rëndësisë se zgjedhjeve, nuk janë zgjedhjet e tyre më të rëndësishme, por zgjedhjet tona, për një vit të pazakontë dhe për një kohë, që nuk dimë çfarë do sjellë.

Viti që vjen është viti më i keq për zgjedhjet. Viti tjetër duhet të ishte viti i armëpushimit kombëtar. Do të duhej që të gjithë të kishim kohën e duhur për të mundur virusin, jo për të mundur njëri tjetrin në 2021.

Në lidhje me nisjen e shkollave dhe universiteteve në kohë të pandemisë, Xhunga tha se ka një përshtjellim të madh tek baballarët dhe nënat e Shqipërisë.

“Unë nisem nga personalja, por duhet thënë se të gjithë e nisim nga personalja. Ka një përshtjellim të madh, që baballarët dhe nënat e këtij vendi i lodh. Duhen qetësuar këta njerëz të shqetësuar. Do doja që të dilte dalje më shumë të mjekëve dhe psikologëve. Psikologët duhet të flasin. Pasiguritë janë të mëdha dhe njerëzit kanë nevojë për protokoll bashkëpunimi”, u shpreh Xhunga.

Më tej, Xhunga vlerësoi se ndërkombëtarët kanë bërë një punë të lavdëruar në promovimin e Shqipërisë, nga veriu në jug.

“Ndërkombëtarët janë në krye të punës për ta treguar Shqipërinë. Ata na kanë thënë se ju keni mrekulli. Ambasadorët kanë promovuar Shqipërinë nga veriu në jug. Unë besoj se e bëjnë edhe se e shijojnë, por edhe se japin një mesazh. Jam e lumtur që ata e bëjnë këtë gjë. Ndërkombëtarët na krijojnë idenë e një pasurie që na përket, turizmi, që është i yni. Në këtë vend, ka turizëm për të gjithë. Emisionet e mia dedikuar turizmit, jane ndër emisionet më të shikuara. Media promovon kronikën e zezë , por ka edhe një Shqipëri tjetër, të mirë dhe te bekuar e fat qe na e promovojnë ambasadoret”, u shpreh ajo.

Rudina Xhunga deklaroi se i druhet mbylljes së dytë graduale edhe në vendin tonë, për shkak të koronavirusit.

“Në Londër, iu thanë që punoni nga shtëpia dhe kështu mund të nise dhe mbyllja e plote. I druhem mbylljes gradualë që ,mbase nuk do vije me urdhër nga qeveria por si pasoje e rritje se rasteve dhe ardhjes së një periudhe të paqartë që na pret. Situata është jo e mirë dhe nuk është problemi vetëm te pandemia, por te çfarë e pret botën pas pandemisë. Ti nuk e di si do e gjesh veten në botën pas pandemisë, ndaj ky është momenti më i mirë për psikologet të shpërthejnë ekranet, portalet dhe çdo mundësi virtuale për të komunikuar. Çelësi është komunikimi. Ne kemi nevojë për fjalën e mirë. Sa më shumë dritare komunikimi të kemi, aq më lehtë për ne”, përmbylli gazetarja Xhunga.

Artikulli paraprakShtimi i rasteve me Covid-19, Pipero: Jemi akoma herët të flasim për shkollat, duhet të presim se çfarë do të ndodhë
Artikulli tjetërSaviano: Klanet e Tiranës dhe Shkodrës kontrollojnë drogën në Romë