Gazetarja britanike: Zaho në shkollën private më të shtrenjtë në vend, përse Rama nuk ka besim tek shkollat publike?

Gazetarja e njohur Britanike, Alice Taylor, e cila jeton në Shqipëri, i ka rënë në sy fakti që kryeministri Edi Rama e ka dërguar të birin Zahon, në një prej shkollat private më të shtrenjta në Shqipëri.

“Kryeministri Edi Rama e dërgoi të birin në një prej shkollave më të shtrenjta të vendit. Ajo kushton sa gjysma e pagës së tij mujore, çfarë nuk shkon me shkollat publike?”, pyet ajo.

“The World Academy of Tirana” është një shkollë ndërkombëtare e themeluar në vitin 2010. Ndonëse në ligjërimin e tij publik Edi Rama ngre në qiell mësimëdhënien në shkollat publike, djalin ia beson një shkolle private.

Një gjë e pazakontë për cilindo kryeministër të majtë, që duhet të japë shembullin personal duke i besuar publikes. Megjithatë veprime të tilla duken të zakonta për shumë prej politikanëve shqiptarë që tjetër gjë thonë e tjetër bëjnë.

Artikulli paraprakLindja e Mesme dhe Ballkani, ja Trump stabilizuesi
Artikulli tjetër“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, Rama ka dështuar me luftën kundër krimit. PD: Rendi dhe siguria prioritet kryesor për qeverinë e re të PD